• |
ide | kryesore

112-vjeçarja e sëmurë me pension qesharak : Më shtoni pensionin të bëj derman

Lajme, Të fundit



Zonja 112-vjeçare, Mineko Rrapa, e lindur më datë 4 tetor 1906, merr një pension qesharak, vetëm 56 mijë lekë të vjetra. Djali i saj thotë se janë 6 motra dhe vëllezër, ku më i madhi është 78 vjeç.

“Nëna jonë është 112 vjeçe dhe merr një pension qesharak, 56 mijë lekë të vjetra. Ato lekë s’i dalin as për ilaçe dhe as për gjë. Ajo ka punuar gjatë gjithë kohës, nga krijimi e deri në fund të kooperativës. Na ka rritur dhe ne, Vitet e fundit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore” thotë djali për “Fiks Fare”.

Ai shton se fillimisht ka marrë një pension 1 mijë lekë, më pas 2, 3 e tani 56 mijë lekë.

Ndërkohë, gruaja shekullore kërkon që t’i rritet pensioni. “Po ma rritën mirë do të bëjnë. Paratë i dua për ilaçe, t’i bëj derman vetes” – thotë zonja Mineko, ndërsa thotë se ka 4 djem dhe dy vajza. “Kam punuar gjithë jetën në kooperativë. Ato lekë që merrja që atëherë, ato marr tani. S’më dalin për asnjë gjë” – vijon 112-vjeçarja. Nga jeta nuk kujton shumë detaje, ndërsa në fund thotë se “dua të rroja sa të jetë e shkruar”. 



1 Comment

  1. Pune ka por nuk ka profesionist . Zonje e nderuar nuk je profesioniste d.m.th anetare e PS-se . Peveç batutave , e dhimbshme kur e lexon dhe e turpshme kur kupton se ne ç’stad jemi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *