• |
ide | kryesore

Flet ministri i ri i Brendshëm: Italia do të dëbojë 500 mijë emigrantë

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm italian, Mateo Salvini, nga e djathta ekstreme italiane, ka deklaruar se një nga përparësitë kryesore të partisë së re populiste do të jetë “dërgimi në shtëpi” i emigrantëve, duke sinjalizuar se do të mbaj një premtim elektoral për të dëbuar qindra mijëra emigrantë të paligjshëm.

Ngritja në fuqi e Salvinit, kreut të Lega Nord nga ish-drejtues i një emisioni radiofonik, tashmë në postin më të rëndësishëm qeveritar brenda Italisë, që ka nën kontroll sigurinë e vendit, të drejtat e njeriut, emigrimin, azilin dhe zgjedhjet, mund të sjellë një ndryshim dramatik.

Disa orë pasi presidenti italian, Sergio Mattarella, dekretoi qeverinë e re, Salvini tha se Italia do të mbante një qëndrim më të ashpër.

“Italia do të hapë dyert për njerëzit e mirë, dhe do të kthejë ata që kanë ardhur në Itali për të bërë trazira. Një nga përparësitë kryesore do të jetë kthimi i tyre në shtëpi”, – tha ai.

Salvini, i cili drejton Lega Nord, të djathtën ekstreme nacionaliste, e cila ka qenë në favor të ndarjes së Italisë, ka premtuar të dëbojë rreth 500,000 emigrantë që jetojnë në Itali në mënyrë të paligjshme.

Salvini ka sugjeruar gjithashtu t’i kthejë qendrat e recepsionit në qendra ndalimi, dhe të ndryshojë destinacionin e shumë fondeve për të kryer dëbime në masë. Me rregullat e tanishme, çdo emigrant që dëbohet me avion duhet të shoqërohet nga dy agjentë italianë, gjë që kushton rreth 3000 Euro. Një studim i fundit nga L’Espresso thotë se plani i Salvinit për të dëbuar 500,000 emigrantë do të kushtonte 1.5 miliardë euro.



1 Comment

  1. Të tërheq vëmëndjen në këtë shkrim që Salvini akuzohet për deklaratën se ne do të zbojmë nga Italia ata që vijnë për të bërë “trazira” e do të mbajmë njerëzit “e mire” që komentohet se ai do të dëbojë 500 mijë emigrantë.
    Ka në retorikën e “ekstremistit të djathtë” italian Salvini, deklarata që të lënë përshtypjen e një politikani armiqësor ndaj emigrantëve, por nëse ju përmbahesh fakteve, ka disa të vërteta që ja motivojnë atij këtë qëndrim.
    Është fakt që Italia, më shumë se cilido shtet i BE, këto vitet e fundit ka pasur mësymjen më të madhe nga emigrantët që i vijnë nga Afrika. Ndërkaq në Itali, veç fenomenit të vjetër të së keqes së madhe të grupeve të famëshme mafioze që i ka pasur e i ka akoma ky vend, kriza e rëndë financiare botërore, ndikoi shumë në uljen e nivelit të jetesës e shtimin e madh të papunsisë.
    Mendoni për një moment, që Shqipërisë së varfër e me një shkallë të lartë të papunësisë, korrupsionit e kriminalitetit, ti vinin nga Afrika jo 500 mijë apo disa miliona, po edhe 5 apo 50 mijë afrikanë, një pjesë e të cilëve si trafikantë droge apo si ekstremistë terroristë islamikë.
    Ka pasur deri pak kohë më parë kjo forcë politike që quhej Lidhja e veriut (Lega Nord) edhe kërkesën e ndarjes së Veriut me Jugun nga e cila tashmë ka hequr dorë duke ja ndruar emrin kësaj partie vetëm si Lidhja.
    Pamvarësisht se kërkesat e ndarjes së një kombi, janë regresive e të pa pranueshme për progresin demokratik, duhet pranuar fakti se Italia e Veriut ka qenë e është akoma pjesa më e zhvilluar e këtij shteti, si për nivelin ekonomik ashtu edhe ate kulturor e veçanërisht është pjesa e Italisë ku nuk ka lindur asnjë grupim i mafies.
    Ndonëse shqetësimi i çuar deri në kërkesën e ndarjes, nuk është zgjidhja optimale e Lega u tërhoq nga kjo kërkesë, bazuar në faktet , separatizmi e kishte një arsye konkrete që nuk ka sepse të demonizohet.
    Në zgjedhjet e fundit, Lega nuk e kufizoi propogandën elektorale vetëm në pjesën veriore të Italisë, por e shtriu ate në gjithë shtetin italian e kjo bëri që kjo lëvizje të dalë fituese edhe mbrenda së djathtës italiane.
    Goditjen e parë nga emigracioni gjigand e i pa kontrolluar, e mori Italia e Jugut.
    Sadoqë Jugu, veç fenomenit të mafias, ka qënë pjesa më e doktrinuar nga ideollogjitë e majta, e sadoqë propoganda e internacionalizmit socialist në mbështetje të emigrantëve të varfër u shoqërua edhe me solidaritetin e jugorëve në mbështetjen e emigrantëve, varfëria e papunësia e bëri punën e saj, e qëndrimi i Legas se pa regulluar familjen tënde, nuk mund të ndihosh familjet e fqinjit, bëri që kjo forcë politike të fitonte vota edhe në jug. Veçanërisht ndikim në forcimin e të djathtave ekstreme, jo vetëm në Itali por në gjithë Europën, patën aktet terroriste të emigrantëve ekstremistë islamikë e politikat e gabuara e liberale ndaj këtyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *