• |
ide | kryesore

Erdogan përdor kartën e Edi Ramës në fushatën elektorale

Arkiva, Të fundit



Zgjedhjet e përbashkëta presideciale dhe parlamentare të 24 qershorit janë një sfidë e madhe për presidentin autoritar turk, Rexhep Taip Erdogan. Dhe kjo për dy arsye. Sepse për herë të parë opozita është bashkuar dhe organizuar si kurrë më parë. Dhe së dyti sepse ama më e fortë e sulltanit të Bosforit, ekonomia, këtë herë duket sikur po çalon. Lira turke është në rënie të lirë, inflacioni po shkon mbi 12% dhe të gjitha bashkë po alarmojnë sondazhet.

Në këtë situatë, lideri turk që prej 15 vitesh i kishte mësuar bashkështetasit e tij me një rritje ekonomike mbi 7% po përdor në fushatë të gjitha karatat. Përpos një bonusi prej 185 eurosh për afro 12 milionë pensionistë, Erdogan ka premtuar, njësoj si Rama në Shqipëri legalizimin e plot 13 milionë banesave të pa hipotekuara. Ndërtimet e pa legalizuara janë një praktikë e zakonshme në Turqi. Nuk do të jetë çudi që deri në 22 qershor ta shohim presidentin turk duke ndarë live tapitë gjatë fushatës.

©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *