• |
ide | kryesore

(FOTO) Hotel me 111 dhoma në Singapor, detaje nga vendi ku do takohen Trump dhe Kim Jong

Planet



SHBA-të dhe Koreja e Veriut kanë vendosur se cili  samiti mes tyre do tw mbahet nw hotelin “Capella”, nw ishullin Sentosa tw Singaporit mw 12 qershor.

Lajmi u bw i ditur nga zwdhwnwsja e Shtwpisw sw Bardhw, Sarah Sanders.

Delegacionet nga SHBA dhe Koreja e Veriut u takuan katër herë javën e kaluar në Hotel Capella për të diskutuar logjistikën e samitit.

Sander tweet
Hoteli Capella është një hotel me pesë yje në ishullin Sentosa, i cili ka disa vendpushime, hotele, dy fusha golfi dhe një park. Hoteli, i projektuar nga arkitekti i njohur britanik Norman Foster, ka 111 dhoma dhe një rezidencë presidenciale, të shpërndarë në mbi 12ha tokë.

Siguria ishte një shqetësim kryesor për koreano-veriorët gjatë diskutimeve, thanë burimet për CNN.

Zyrtarët e Koresë së Veriut në Singapor gjithashtu duhej të merrnin miratimin për pothuajse çdo detaj me eprorët e tyre në Phenian, duke çuar në intervale një ose dy ditore përpara se të arrinin një marrëveshje edhe mbi detaje të vogla logjistike, tha burimi.

Bisedimet pritet të përqëndrohen në programin e Phenianit për armët bërthamore dhe tensionet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut.

Takimi i Trump me Kim Jong Un në Singapor, Shtëpia e Bardhë zbulon detaje… 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *