• |
ide | kryesore

Në sitën e Vettingut edhe Anëtari i Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj, seancë dëgjimore në KPK

Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nisi procesin e Vettingut për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj i cili do vlerësohet mbi kriterin pasuror, atë të figurës, si dhe vlerësimin profesional.

Kryetarja e trupës gjykuese Suela Zhegu njohu subjektin e rivlerësimit, Edmond Islamaj me procedurën e seancës dëgjimore, sipas së cilës, në fund të seancës do ftohet subjekti i rivlerësimit të shprehë qëndrimin për procedurën e vlerësimit të tij.

Po ashtu, kryetarja e trupës gjykuese, Zhegu prezantoi trupën gjykuese e cila përbëhet nga kryetarja e trupës, Suela Zhegu, Pamela Qirko, anëtarë, Genta Tafa (Bungo) relatore e çeshtjes, dhe trupa asistohet nga sekretarja gjyqësore, Orsida Goxha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *