• |
ide | kryesore

Aksident në autostradën Lushnje-Fier, një i plagosur

Lajme



Një aksident është shënuar në orët e pasdites në autostradën Lushnje-Fier. Nga të dhënat e para, mësohet se një autobus i linjës Shkodër-Athinë me targa AA 336RO është përplasur me një mjet tjetër tip “BMW”. Drejtuesi i makinës raportohet se është lënduar. Ai është transportuar në spital dhe sipas vlerësimeve të bluzave të bardha, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Vajkan”, mjeti tip ‘Fuoristradë’ me drejtues shtetasin B.B, 35 vjeç, banues në Vlorë, është përplasur me mjetin autobus, me drejtues shtetasin A.N, 36 vjeç, banues në Shkodër”, njoftoi Policia lokale. “Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i fuoristradës, shtetasi B.B i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Asnjë nga pasagjerët e autobusit nuk ka lëndime. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje”, shtuan të njëjtat burime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *