• |
ide | kryesore

Durrës, humbi orientimin në det për shkak të errësirës, 60-vjeçari gjendet në gjendje shoku

Lajme, Të fundit



Kapitaneria e Portit dhe Policia Kufitare ne Durrës ka mundur te shpëtojë një person, i cili kishte dalë që dje pasdite me pedalone nga zona e plazhit (afër Pista Kosova) dhe kishte humbur orientimin.

Mësohet se shtetasi Lulzim Hajdaraj nga Tirana, 60 vjeç kishte humbur orientimin si pasojë e errësirës dhe ishte larguar 3 milje nga bregu.

Pas raportimit nga një anije në Radë, Kapitaneria e Portit ka njoftuar Policinë Kufitare në orën 06:15 për ta shpëtuar atë. Ai u gjet në gjendje shoku dhe i pavetëdijshëm si pasojë e detit dhe lodhjes.

Për fat, 60-vjeçari u soll shëndoshë e mirë dhe ndodhet në Zyrën e Policisë Kufitare për sqarime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *