• |
ide | kryesore

Rama: 10 mijë raste të adresuara, 150 ndëshkime në administratë, çdo punonjës është i vëzhguar

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama tha se janë 150 raste punonjësish të administratës që kanë marrë ndëshkimet e merituara pas adresimeve të qytetarëve në platformën e “Bashkëqeverisjes me qytetarët”, por për kreun e qeverisë dhe kjo shifër është pak. Ai bëri të ditur se në këtë platformë ka pasur 10 mijë adresime.

“Sot kemi 10 mijë raste të adresuara në platformë, por janë afro 150 raste punonjësish të administratës që kanë marrë ndëshkimet e merituara që nga ndjekja penale deri te paralajmërimi për largim nga puna për vonesa në trajtimin e problemeve të qytetarëve. Është një numër ende shumë i vogël. Do të kemi një marrëdhënie ku do të jetë qytetari ai që do të imponohet me forcën e ligjit dhe administrata ajo që do të përgjigjet në bazë të ligjit, për të adresuar çdo problem që duhet të adresojë dhe ka detyrë të zgjidhi në raport me qytetarin”, tha Rama.

Ai tha se çdo punonjës i administratës në detyrë është i vëzhguar nga çdo qytetar. “Çdo punonjës që është në detyrë është i vëzhguar nga çdo qytetar që ka lidhje me detyrën e tij në funksion të zgjidhjes së problemit. Çdo javë një aktivitete si ky në funksion të sensibilizimit, informimit dhe shpjegimeve të nevojshme me raste konkrete të përmbajtjes së punës sonë dhe rezultateve që duhet të inkurajojmë dhe të tjerët që nuk kanë arsye të presin duke kërkuar majtas-djathtas në rrugët e vjetra të zgjidhjeve po të konsumojnë tre minuta për tu drejtuar në platformë”, tha më tej Rama.



1 Comment

  1. Eh mor Z. KM. Ju bete nje liste te gjate prej 150 nenpunesish te korruptuar nga ankesat e qytetareve dhe si perfundim ajo ishte nje loje e piset pasi fill pasi fitove zgjedhjet ata jane perseri ne kariget e tyre.Nje rast qe une kam perdorur platformen tende per nje padrejtesi me moren qe te nesermen per pune ata qe kishin futur ne pune njerez jo sipas portalit dhe pergjigja qe me erdhi nga platforma juaj ishte njelloj si pergjigjja nga ai qe kishte bere shkeljen,pergjigje qe as ata qe e kthenin nuk e kuptonin ligjin (ose benin sikur nuk e kuptonin) .Une mendoj se platforma i sherben qeverise per te mos i cuar njerezit ankesat e tyre ne emisionet investigative ne TV. Ketu kaq aq padrejtesi shoqerore sa njerezit po mundohen te ikin nga syte kembet pasi jane te pafuqishem te gjejne te drejtat etyre,nukaratisen njerezit nga fukaralleku por nga padejtesia .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *