• |
ide | kryesore

Tjetër krim i rëndë, burri vret gruan në Durrës

Lajme, Të fundit



Një tjetër ngjarje e rende ka ndodhur pak minuta me pare në Durrës, ku një burrë ka vrarë bashkëshorten pas një konflikti ne familje.
Policia thotë se rreth orës 19:55 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë A. Sh. 40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta. Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes” – thotë policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *