• |
ide | kryesore

Kapet 2.5 ton kanabis në Itali, vinte nga Vlora

Lajme, Të fundit

Një gomone e nisur nga brigjet shqiptare është kapur gjatë natës në Itali.


Kanë qenë motovedetat e Guardia di Financa të Brindisit që kanë pikasur gomonen dhe më pas e kanë ndjekur duke e kapur.


Brenda saj është gjetur jo pak, por 2.5 ton kanabi shqiptar.

Droga e kapur vinte nga zonat e prodhimit në Vlorë, që kontrollohen nga mafia lokale’, shkruajnë mediat italiane.

Qendra e GDF në Brindisi ka bërë të ditur se, nuk ka kapur dot trafikantët që ishin në gomone, pasi ata kanë mundur të arratisen.

Sekuestrimi i drogës është bërë gjatë natës së kaluar. Hetimi për këtë drogë do të përfshihet në dhjetëra dosjet hetimore të Drejtorisë së Antimafias së Leçes.

3 Comments

  1. Dje apo pardje denoncoi Berisha se vëllai i pjerin ndreut vazhdon të fikë radarët për trafikun e drogës, sot u kapën. Dhe thoni pastaj se gënjen Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu