• |
ide | kryesore

Gjermania: Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave. Tahiri është ‘peshk i madh’. Xhafaj duhet të dorëhiqet

Lajme, Të fundit



Në një intervistë ekskluzive për Kryeredaktoren e “Opinion”, Desada Metaj, numri dy i partisë së Kancelares Merkel në CDU/CSU, Dr. Johann David Wadephul ka folur për situatën politike në Shqipëri dhe shanset për hapjen e negociatave. Duket qartë se Gjermania nuk është e kënaqur, ndërsa z. Wadephul shprehet se nuk janë plotësuar prioritet e BE që do të çonin në hapjen e negociatave në fund të këtij muaji.

Ndër të tjera, z. Wadephul thotë se peshqit e mëdhenj janë të paprekur, në rrjetë kanë rënë vetëm peshq të vegjël. Po kaq, ai e cilëson Tahirin si peshk i madh dhe se çështja e tij është pengesë reale për hapjen e negociatave. Për herë të parë atakon ambasadorin amerikan Donald Lu, kur shprehet: “Edhe Ambasadori Lu që nuk është shquar si mik i opozitës e pranon që Tahirin po e mbrojnë”.

Dr. Johann David Wadephul, që është njëherësh zv. Kryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU ne Bundestag, pergjegjes per politiken e jashtme, te sigurise dhe Keshillin e Europes, dhe Kreu i Grupit te Punes per Ballkanin Perendimor ka folur edhe për dorëheqjen e Fatmir Xhafës.

Më poshtë intervista e plotë:

Desada Metaj: Në Shqipëri është perceptuar skepticizmi i Bundestagut për hapjen e negociatave. Me çfarë është lidhur kryesisht ky qendrim e parlamentareve gjermanë?

Johann David Wadephul: Ne duam që Shqipëria të mund të fillojë sa më parë negociatat e anëtarësimit. Në marrëveshjen e koalicionit mes CDU / CSU dhe SPD është shumë e qartë: “Kushti për hapjen e negociatave për anëtarësim është që vendet e Ballkanit Perëndimor të përmbushin plotësisht kriteret e duhura”. Por kjo nuk ka ndodhur as në reformën në drejtësi, as në luftën kundër korrupsionit – veçanërisht korrupsion të rangut të lartë – as në luftën kundër krimit të organizuar, pra në asnjë nga kriteret kryesore.

Atëherë, çfarë tjetër duhet bërë përpara se negociatat e anëtarësimit të mund të fillojnë me hapjen e kapitujve të parë negociues?

Si pjesë e reformës në drejtësi, vetëm pak nga rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë u janë nënshtruar të ashtuquajturit vetting. Së paku, duhet të përfundojë plotësisht verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të gjykatave të instancave të larta dhe prokurorive, si dhe të organeve të apelit. Gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilëve u janë vërtetuar vepra të dënueshme në procesin e verifikimit (vettingut) duhet të jenë subjekt i procedimeve penale. Duhet të fillojë puna dhe funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatave të instancave të larta dhe SPAK -ut. Kultivimi i kanabisit ra në mënyrë drastike në vitin 2017. Në të njëjtën kohë, megjithatë, është rritur trafikimi i drogës, dhe kundra kësaj duhet luftuar në mënyrë të qëndrueshme dhe vazhdueshme.

Zyrtarë të lartë në ministritë dhe drejtoritë e administratës publike u rekrutuan direkt pa konkurs, në kundërshtim me ligjin e shërbimit civil. Kjo është thyerje e ligjit dhe duhet të korrigjohet. Përveç kësaj, që nga viti 2013, OSBE dhe BE kanë kërkuar reformë zgjedhore, por asgjë nuk ka ndodhur që atëherë – kjo është një shpërfillje e madhe ndaj OSBE dhe BE! Parlamenti shqiptar duhet të miratojë reformën zgjedhore në përputhje me planin e saj të punës deri në fund të vitit 2018. Ky është një kusht i domosdoshëm për ne deputetët, në mënyrë që të mund të votojmë pro hapjes së negociatave.

Desada Metaj: Negociatat e Shqipërisë me BE janë një çështje tepër e rëndësishme për shqiptarët. Mendoni se qeveria e Edi Ramës ka punuar mjaftueshëm për të plotësuar kushtet e vendosura nga Brukseli?

Johann David Wadephul: Shumë vendime janë marrë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Por në realitet, shumë pak është bërë: korrupsioni mbetet ende një problem në të gjithë sektorin e drejtësisë. Ligjet ekzistuese dhe procedurat për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar janë aplikuar shumë më pak në mënyrë strikte ndaj zyrtarëve të lartë dhe politikanëve sesa ndaj zyrtarëve të mesëm dhe të ulët dhe ndaj qytetarëve të zakonshëm. Kështu që “peshqit e vegjël” u kapën dhe u dënuan, “peshqit e mëdhenj” mundën të depertonin jashtë rrjetës. Këtu kemi të bëjmë me shpërfilljen e një kushti themelor të sundimit të ligjit, i cili është trajtimi i barabartë i të gjithë qytetarëve para ligjit. Për aq kohë sa kemi të bëjmë me një shkelje të hapur të parimeve themelore të sundimit të ligjit të BE-së, kapitujt negociues nuk mund të hapen.

Desada Metaj: Si e shihni problemin që ka qeveria shqiptare me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili po gjykohet për përfshirjen në një organizate të strukturuar ndërkombetare për trafikun e lëndeve narkotike? Mendoni se drejtësia dhe instrumentet e saj janë ndikuar nga qeveria për këtë skandal?

Johann David Wadephul: Çështja Tahiri është një “peshk i madh”. Në këtë çështje kemi të bëjmë deri sot me shkelje të hapur të parimeve themelore të shtetit ligjor. Kjo çështje është një pengesë reale për hapjen e negociatave. Nëse ambasadori amerikan Donald Lu hedh akuza kaq të forta, atëherë duhet ta marrim këtë shumë seriozisht, sepse ambasadori Lu deri tani nuk ka rënë në sy si mik i opozitës.

Desada Metaj: Ndërkohë edhe ministri aktual i Brendshëm është pjesë e një skandali me të vëllain, i është dënuar dhe ai për trafik ndërkombetar droge ndërkohe që nuk ka vuajtur dënimin por ka jetuar i lirë në Shqipëri?

Johann David Wadephul: Në dijeninë time sipas fakteve të paraqitura dhe ligjislacionit, Ministri i Brendshëm është në këtë rast në konflikt interesi. Për kredibilitetin e vet ndaj popullit shqiptar si dhe ndaj partnerëve të tij evropian, Ministri i Brendshëm, i cili është përgjegjës për krijimin e rendit dhe ligjit, duhet të jetë i interesuar për një sqarim të plotë të çështjes. Por kjo nuk mund të ndodhë nëse ai mbetet në detyrë si person i përfshirë. Kështu që ne ende kemi dyshime të konsiderueshme nëse ekziston vullneti politik për të praktikuar standardet ligjore të BE. Kjo nuk është një pyetje që mund të marrë përgjigje vetëm gjatë negociatave të pranimit, por duhet të kemi besim të qartë në gatishmërinë për veprimin e sundimit të ligjit para se të fillojmë negociatat e pranimit. Por për sa kohë që këto dyshime nuk janë larguar bindshëm përmes sundimit të ligjit në mënyrë konsekuente, ne nuk mund ti hapim kapitujt e parë te bisedimeve, te cilat janë pikërisht kapitujt e shtetit ligjor 23 dhe 24.

Desada Metaj: Shqiptaret janë të dëshiruar për të qenë sa më shpejt pjesë integrale e BE. Çfarë mendoni se duhet të ndryshojë në qeverisjen e këtushme që ne ta meritojmë anëtarësimin në familjen europiane?

Johann David Wadephul: Siç e thashë, ne duam që Shqipëria të fillojë negociatat konkrete të pranimit sa më shpejt që të jetë e mundur. Veçanërisht edhe sepse shqiptarët janë aq të orientuar drejt Evropës. Ne jemi gjithashtu të lumtur për miqësinë e fortë me Gjermaninë. Por jo për këtë arsye duhet t’i injorojmë problemet. Në fillim i përmenda pikat tona që duhet të përmbushen para se të fillojnë negociatat konkrete per secilin kapitull. Këto nuk janë pengesa shumë të mëdha nëse ekziston vullneti politik për të larguar vazhdimisht korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe për të respektuar dhe zbatuar ligjin dhe rendin. Dhe qeveria shqiptare këtë nuk duhet ta bëjë për BE ose Bundestagun Gjerman, por për njerëzit e saj. Sepse ata e presin këtë gjë.

**Numri dy i partisë së Kancelares Merkel në CDU/CSU, Dr. Johann David Ëadephul, zv. Kryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU ne Bundestag, përgjegjës për politikën e jashtme, të sigurise dhe Keshillin e Europes, dhe Kreu i Grupit të Punes per Ballkanin Perendimor



36 Comments

  1. Jepni videon me ze lerini pallavrat ,jo tha keshtu jo ashtu .Videon me ze qe ta degjojme me veshet tane.Shume te gezuar jeni qe per Shqiperine nuk do hapen negociatat.Vetem se do ju kthehet mbrapsht kjo gje ,populli nuk do e harroj kollaj angazhimin me zell te opozites.Ne opozite do ngelni edhe nje dekade tjeter.

    1. Ja se po u japim vdeon me ze…po do thoni pastaj eshte montazh si ajo video e Agron/Geron Xhafes…
      Opozita ka mare shembull letrat qe niste Erion Veliaj kunder liberalizimit te vizave apo nuk te pelqejne keto gjera o kodosh kapedan?

    2. Kto jane ato lobingjet me 700 milion dollar te Bashes kundra shqiperise. Vetem nje antishqiptar si ai i ben kto. Vete ne gjermani dhe qahet si femij a thua se gjermania eshte si Saliu qe do i perkedheli koken.

      1. Edi Rama ka nje jete qe paguan lobista, ka nje lidhje 20 vjecare me Sorosin qe i ka siguruar akses ne te gjithe dyert e politikes boterore, dhe tani po na thoni se e mbyti lobingu i Bashes?!

        Mos u beni qeshara.

    3. Gjermania eshte e para qe do hapi negociatat po ju skeni pune tjeter dhe vetem te hidhni balte se e dini qe po u hapen negociatat ngelet ne opozit dhe ne opozite keni per te ngelur o te mjer se skan per tja u falur shqiptaret kete gje.

      1. ti servil rilindje nese je i sinqerte pergjigju per letrat e Erionit…sa per 2mij lekshat mua me han me mender me thene…se skam asnje teser partie, servil komunist!

    4. “kapedan” dukesh qe je nje leshko qe kerkon me ose pa vetedije, me ze dhe figure vetem ertv, Kjo te mjafton ty dhe sojin tend per te jetuar dhe lepire ne vazhdim tepsine e rames,

      1. Këtë punën me të q… ua kam mësuar mirë ju këlyshëve të mi.
        Prandaj o bura batërdisini me të shame me libër shtëpie kundërshtarët se kështu do të fitojmë.

  2. Aman ‘OPINIONI.AL’ e ka shkruar ? E sigurte , nuk hapen negociatat.

    Po e thane keta te opinionit del me 100%.

    Keto portalet thone nga nje rrene ( secili ne dite te ndryshme) dhe pastaj te tjeret ju referohen po atyre.

    e hene – Genjen lapsi , te gjithe portalet e tjere i referohen lapsit,
    e marte – Genjen panorama , te gjithe te tjeret i referohen panorames
    e merkure – Genjen Opinion , te tjeret i referohen opinionit

    e keshtu me rradhe .. asnje dite pa nje genjeshter.. Bormbardim i vazhdueshem i popullit me lajme te rreme ne menyre qe lexuesit te mos kene kohen te verifikojne nje lajm se ju perplast genjeshtra tjeter ne fytyre.

    kesaj i thone ta mbash lexuesin te karikuar.

      1. O a ..

        Lapsi ka 2 dite qe nxorri lajmin bombastik ‘ PLANI SEKRET …… KAMPET PER ISSI’… te publikuar tek LE MONDE . dhe nje lajm tjeter me po te njejten permbajte te botuar tek gazeta austriake ‘ KURIR’ .
        Dhe me e forta eshte kur shkruan , LAPSI I LEXOI VETE KETO ARTIKUJ.

        Ne te vertete ne asnje nga keto gazeta nuk ka asnje rreshte per kete teme. Komplet genjeshter.

        Pra vetem me 2 lajme genjeshter ( shashka per te hequr vemendjen nga gafa e madhe e PDs me Xhafaj/babalen) lapsi dhe poralet e tjara ja arriten qellimit ta drejtojne vemendjen e lexuesve ne 2 ‘ skandale ‘ te tjera te medha. ‘KAMPET PER ISISIN , DHE HELMI QE PO VRET FEMIJETT TANE TE CILIN E FUTI NIKO PELESHI’ dhe sot nxorri kete shashken tjeter.

        Nuk e di por me dukesh shume naiv.

          1. atehere te presim dhe te shohim. Vete do ta kuptosh qe keto jane thjesht shashka mediatike .

          2. meqe ra fjala .. se per kete lajm nuk ka nevoje te presesh.. C’mendon per genjeshtren mbi ‘ HELIMN qe e ndihmon Peleshi ‘ ..

            Nese dhe ti mendon se ai eshte pesticikd dhe VRET FEMIJET TANE , atehere nuk ka nevoje te presim.. Thjesht je NAIV / NAIVE.

        1. Për pesticidet as i lexoj lajmet fare, nuk kanë lidhje me qeverisjen rilindase, sepse pesticidet kanë qenë të pa kontrolluara në të gjitha qeverisjet.

          Droga,
          lidhjet e rilindjes me krimin,
          shkelja e të gjitha ligjeve, edhe kushtetuese,
          rënimi ekonomik, e tjerë, këto janë problemet që lidhen ekskluzivisht me rilindjen

          1. Lajmi ishte mbi qeverine Ministrin Peleshi qe gjoja ai po ndihmon te futet ne treg nje pesticid te kamufluar si pleh per bimet . . .. Pra eshte sulm direkt mbi ‘ QEVERISJEN RILINDASE”…

          2. Me fal se isha e pa sakte , Lajmi fillonte me ” Helmi i Niko Peleshit ….. ” dhe pastaj hapej thesi i genjeshtrave.

  3. Hahahahha, qenkan zgjuar shpejt sejmenet e Merobazes dhe (c)endrifuges. Jepeni videon me zë….. hahhahahahhahahahhs o komentues mjerane!

  4. Ku e përmendi dorëheqjen e Xhafaj o “mjeshtrat” e click-bait. Mpriheni nganjëherë “lapsin” se ju janë tharë trutë.

  5. S’ka nevoje me per asgje, ne 29 qershor do e kapim per leckash edvinramKelliren e drogume ta fusim ne te s’emes….
    Kaq e thjeshte
    ju 2mijelekshat rilindoqorre te mjere!

  6. Merrne me mend po te vendosnin lidershipi dhe sherbetoret politik dhe mediatik te politikers shqiptare per integrimin e Vendit ,kjo nuk do te ndodhte kurre.Si tani qe po trumbetojne lidershipi dhe argatet politik e mediatik te SHQUP-it ,neser po te ndrrohej qeverisja te njejten gje do benin partit opozitare dhe keshtu do vazhdonte cikli i mjeraneve shqiptare te cilet nuk lodhen pse sharrojne tere popullin ne mjerim e paprespektive vetem te fitojne vete.O mercenare te mjere do jeni deshmitare se Gjermania dhe gjitha shtetet e Europes do votojne pro hapjes se negociatave sepse fale Zotit ata nuk qajne koken per broqkullat e politikaneve injorante me ambicje te semuar per pushtet as per mercenaret mediatik qe jane shendrruar ne kukuvajka si puna e ketij Shkullakut te Lapsit e kesaj kukuvajkes Metaj qe don te na buinde se funksionari gjerman Wadephul paska njohje kaq detale per S.Tahirin e Xhafajn besa ndoshta e njeh edhe Babalen e Salianjin.O Zot sa qesharake ,po pse nuk i permendi gjermani Tahirin e Xhafajn po duhej kjo pela jone Desada ti perkujtonte.Si nuk ju vjen turp ore te ndjellni zi per popullin dhe vendin tuaj.A nuk e dini se Hapja e negociatave do ishte nje goditje w forte kunder korrupcionit dhe krimit dhe do i kufizonte pushtetin dhe forconte institucionet epavarura.E kunderta vetem to forconte pushtetin en Rames dhe qevertise se tij dhe shanser nuk keni ta rrexoni deri ne zgjedhjet e vitit 2021 dhe vetem me vote .KUsh eshte ai budalla qe do votonte per ata qe jane kunder integrimit dhe qe nxine e flliqin imazhin e vendit te tyre.

  7. Per mercenaret e Shqupit te cileve pju deshtoj kauza babale, benjani qejfin vetes me fallcitete por jeni bere per te qare hallin.Rames mundeni vetem ti rruani topet dhe asgje tjeter.Bravo i qofte qe ju quan kazan ,vertete as rreth kazanit te rakise nuk degjon njeriu kesi broqkullash.Fale Zotit qe gjermanet nuk i lexojne paqavrat tuaja madje nuk i perdorin as per leter hygjenike sepse do ju padisni pse perdorni ata si megafone te genjeshtrave dhe intrigave.Qeveria e BE-se ka dhene aprovimin pa asnje kusht te hapjes se negociatave dhe ju mund ti bini tarasbukit si te doni por ne fund te qershorit do miratohet vleresimi i Komisiomit te BE-se.

  8. Ore zoterinj dhe zonja nese kjo interviste eshte e vertete ju duhet ti qani hallin popullit dhe jo te shani njeri tjetrin . Nqs negociatat nuk hapen socialist demokrat ose zogist qofshi ska me rendesi . Shqiperia nuk do kete me shans tjeter qe te kapi trenin qe kemi 100 vjet qe po I vrapojme pas e nuk po I hypim dot. Nese na iken dhe kte here mjere populli e ajo Shqiperi se nuk behet me e ju mund te shaheni ose te rriheni sa te doni sepse sdo kete me asnje rendesi

  9. Paska dashuri te madhe per Kinen dhe -kinezet -ai grua,moter dhe nene qiri -i paemer-i rivdekjes-do jete kopil kinezi i eshte shkerdhyer me kineze e ema se kinen e kishin –moter te madhe-morrat e kuq do i kete -Daja-kinezet. Nuk komenton per intervisten po ha mut me te tjeret,Ky eshte komentuesi me rop qire i ketij portali qe perdor shume pseudonime vetem per te share komentuesit .

  10. Shkrimtaret e shquar me emrin Kapedani,Bjorvi,Andi jan te tre (mbase dhe te tjer)po kta te tre i lexova ne nje portal tjeter me te njejtin tekst por me emra te ndryshem,,,ooooo ditezinj,,,o rilindas,o qyqar,po pse bini kaq posht,nuk ju vjen rend fare?apo duhet te raportoni sa sms keni ber neper portale,,s paskeni turp,,leqé po je ripjerdhes ste vjen turp per asgje,,Tééémééén oooooo,,si ne koh te enverit,agjitacion e propagand per te mbajt kta ndyresirat ne pushtet,kta gjakpiresa dhe ju qe punoni ne zyra e beni sms,,,ky trapi i gjat s ka faj fare ky,kte e ka inat gjith bota se esht sh i mir,,a pika qe nuk ju bie me gjith té.

  11. Skan faj Gjermanet se spranohen ne BE Rilindasit koperativistet drogmenet si puna e Kapedanit Bjorvit Andit te paemrit etj etj se jan pjell komuniste

  12. ehu evropa po shef e po thot prit sa te priten e te therren pastaj veprojme, ata hodhen gurin tani rrine hane kokoshka, po gjithsesi jo, nuk perben shqetesim diktatura moderne, se fundja i fut nje harroje dhe ciao

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *