• |
ide | kryesore

Veliaj sulmon aktorët: Po përpiqen të bëhen arkitektë

Lajme, Të fundit



Teatri në Tiranë do të ndërtohet sipas modelit të stadiumit për shkak të kostos së lartë e të papërballueshme nga buxheti i shtetit. Kreu i bashkisë Tiranë Erjon Veliaj në një intervistë për “Tonight Ilva Tare” ka zbuluar detajet përfshirë edhe faktin se atë do e ndërtojë një kompani private e cila do të marrë në shfrytëzim edhe hapësirat përreth.

Tare: Pse i jepet pronë publike një privati për ta shfrytëzuar për biznes, bashkë me kullat… etj?

Veliaj: Sepse ne nuk i kemi këto para. Dhe si mijëra familje tironse i kanë thënë ndërtuesit: “më jep përqindjen e tokës” edhe ne po bëjmë të njëjtën gjë. Po i themi “në këmbim të tokës ne duam Teatrin në këtë projekt. Nëse bën këtë atëherë ne duam të negociojmë. Do të ketë një negociata. Arkitektët po sillen si aktorë dhe disa aktorë po përpiqen të bëhen arkitektë.

Veliaj tha se modeli i ndjekur është ai stadiumit (edhe ai me kullë) të cilin e konsideroi “një histori suksesi”. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Ky Lei Feng-u jo vetëm që vjedh pronën tonë por tall edhe sumën me ne. Dikur tregonte se kur ishte i vogël ka shitur fiq të thatë. Ka ndonjë gazetarë që ta pyes: Fiqtë ja shiste atij që i ofronte çmimin më të lartë, apo të parit që takonte te dera e oborrit.
    Po e ndani pronën e shqiptarëve si cubat lopën e grabitur. Po të doje që Tirana dhe Teatri të përfitonin sa më shumë, atëher hapje një tender internacional dhe aty fitonte ai që bënte ofertën optimale.
    Mos harroni që do vij një ditë dhe do i paguani të gjitha këto krime.

  2. Po ti lali Tallavaja ku e ke kryearkitektin qe duhet te kete nje kryeqytet, jo per gje, por neqenese permende arkitektet!

  3. Po kush ta ka dhënë të drejtën ty o “shitësi i fiqve” që të bësh edhe aktorin edhe arkitektin, edhe kryetarin e bashkisë të Tiranës ?

  4. erjon veliaj smund të japësh as ti as edi rama dhe as zoti tokën e shqipëtarve pronë publike një privati. je i pa skrupul që thua si e jep tironsi tokën për një përqindje, por mos harro se e ka tokën e vet. ty të duket toka publike e jotja apo e ramës? jeni psikopetër nëse e bëni dhe Zoti do juaj shpërblej njelloj, juve kalamajve tuaj dhe me rradhë. për tokën publike bëj referendum.

  5. si ke paret mos e boj. lere siç është ne të PD do i gjejm paret ta bëjmë siç duhet

  6. …po kur u bere ti nga ekspert i fikut te ekspert per ujin, per taksat, per zonat rurale, per parqet, ekspert per plehrat e sharres, leji edhe te tjeret te mbrojne shtepine e vet te pakten….te kishte qene gjalle ai Claudi Colodi, nuk do ia kishte vene vepres se tij emrin “Pinoku”, por “Erjoni”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *