• |
ide | kryesore

27 vjetori i PS, Rama nuk çon ftesa te selia e PD-së

Lajme, Të fundit



Që prej 27 vjetësh, kur ndodhi reformimi i Partisë së Punës dhe krijimi i Partisë Socialiste, dy partitë e mëdha të vendit kanë qenë të pranishme në festat e njëra-tjetrës.
Përfaqësimi nuk ka qenë asnjëherë më i larti, por gjithmonë, pavarësisht situatës politike, ftesa e kundërshtarit është respektuar dhe përfaqësimi i palëve ka qenë dinjitoz.

Por nuk do të ndodhë më kështu. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka vendosur të mos e ftojë më Partinë Demokratike në festën e partisë qeverisëse.

“News 24” u interesua pranë Partisë Demokratike për të mësuar se me kë do të përfaqësohej në festë partia më e madhe opozitare, por përgjigja ishte se: “në selinë e PD nuk ka mbërritur asnjë ftesë nga PS”.

Kjo është hera e parë që një parti qeverisëse në Shqipëri nuk fton forcën kryesore të opozitës në një ceremoni simbolike si data e themelimit të partisë. Mungesa e ftesës për PD nga ana e kryeministrit Rama vjen në një kohë, kur, pavarësisht akuzave të forta, ai ka deklaruar të ketë shtrirë dorën e bashkëpunimit më opozitën.

 



5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *