• |
ide | kryesore

Hierro nën shenjën e Zidane: ja kush është trajneri i ri i Spanjës

F1, Rusi 2018, Sport



Luan me fatin Spanja që zgjodhi Fernando Hierro si trajner për Botërorin Rusi 2018. Ish-mbrojtësi i Real Madrid ka një palmares që flet vetë, por ka shumë pak eksperiencë në pankinë. 50 vjecari, ka një avantazh, njeh shumë mirë ambjentin dhe ishte brenda delegacionit për turneun rus në rolin e drejtorit sportiv. të përbashkët me Zinedine Zidane ka faktin që ka qenë ndihmës i Ancelottit: kushedi nëse mund të përsëritet suksesi i francezit, Rubiales e një komb i tërë shpresojnë.
Me Zidane, Hierro ndan ADN e fituesit që kanë madrilenët. Me fanellën e Real Madrid spanjolli ka luajtur për 14 vite, në të cilat 6 si kapiten. Trofetë me Hierron në qendër të mbrojtjes flasin vetë: tre Champions League e pesë kampionate spanjollë. Në 2014 ish-mbrojtësi i qendrës mori vendin pikërisht të francezit si ndihmës trajner i Ancelottit e me italianin mësoi profesionin.
Në 2016 drejtoi për një vit Real Oviedo e kjo mund të konsiderohet eksperienca e parë e vërtetë si trajner. Tani, vjen menjëherë një detyrë pak të thuash e vështirë: merr një skuadër të shkundur nga tërmeti Lopotegui.
Një tërmet që për ironi të fatit është shkaktuar po nga Zidane: trajneri që në eksperiencën e tij të parë në pankinë fitoi tre tituj rradhazi në Champions League.

Me Kombëtaren, si futbollist, Hierro ka bërë pjesë në një epokë të pafat, pasi nuk arriti të fitonte kurrë. 89 ndeshje me fanellën e Furive të Kuqe dhe 29 gola: një rekord i vërtetë për një mbrojtës. Në fakt, përvec se ishte i zoti në markim, Hierro kishte aftësi në goditje me kokë, goditje standarte dhe 11 metërsha.
Detyra më e fortë për të vjen tani, nga e premtja, kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos, pa harruar se në Grupin B janë edhe Irani e Maroku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *