• |
ide | kryesore

Rama i dhuron paratë e taksave pronarëve të mediave. OSBE jemi të shqetësuar

Arkiva, Të fundit



VJENË, 14 qershor 2018 – Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, tha sot se ishte i shqetësuar për propozimet e kohëve të fundit për ndryshimin e ligjit “Për median audiovizive” në Shqipëri.

Autoriteti i Medias Audiovizive në vend i transmetoi Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë disa ndryshime në ligjin “Për median audiovizive”, më 8 qershor. Ndryshimet u hartuan nga pronarët dhe drejtuesit e katër stacioneve televizive lokale dhe dy kombëtare në Shqipëri. Një nga kërkesat e tyre kryesore është që transmetuesve privatë t’u jepet një pjesë e tarifës të shërbimit për përdorimin e aparateve televizive, me të cilën momentalisht financohet transmetuesi publik, RTSH.

Lexo me tej:

Si po vjedhin pronarët e TV-vë në bashkëpunim me Ramën

“Jam i shqetësuar se ky propozim mund të dëmtojë qëndrueshmërinë financiare të RTSH-së”, tha Désir. “Transmetuesit publikë kanë një rol të rëndësishëm në dhënien e informacionit cilësor dhe në mbulimin e tërë territorit, dhe duhet të kenë burimet e duhura për të përmbushur detyrën e tyre.

“Çdo sistem subvencionesh shtetërore për median duhet të jetë objekt i një konsultimi publik, ku të përfshihen të gjithë aktorët e medias. Gjithashtu, ai duhet të ketë një objektiv të qartë dhe të gjerë për mbështetjen e të gjithë sektorëve të medias, përfshirë atë online, shtypin dhe median lokale, me kritere dhe procedura transparente, pa ndërhyrje politike dhe me qëllimin për të forcuar pluralizmin në media”, shtoi ai.

Përfaqësuesi ofroi mbështetjen e Zyrës së tij për një analizë ligjore të çdo projektligji për median, pasi ai të propozohet zyrtarisht nga qeveria.



4 Comments

  1. Nje gje se kuptoj. Mediat private na i japin free kanalet apo na i shesin me leke ?
    Atehere kur e shesin, me cfare morali dhe llogjike kerkojne edhe leke nga taksat ?

  2. I shperblen per punen e mire te shplarjes te trurit ketij populli dele ,per tymnajat qe hedhin c’do dite duke baltosur opoziten .per shashkat qe hedhin ku ekonomia shqiptare eshte rritur kaq dhe aq perqind me shume nen udheheqjen e kesaj qeverie ,per mijra vendet e punes qe ka hapur kjo qeveri per rritjen e ”madhe ”te pensioneve–2.8%.etj.

  3. Shih kush eshte drejtor e kush e ka emeruar, e pastaj veriani emerin,,,publik, apo komunist. MIre jane ato kerkesa te zotrise se OSBEse, por ketu tek ne vetem premtimepa faktete veprimit behen sipaskumandarit RAMA qe si ka lene gje mangut, e biles i ka cuar me perpara diktaturen e pashallareve te origjines se tije. Ky ka pervetesuar e perdhunuar tere mediat po thuajse, dhe ne presim demokraci nga ky perdhunues i te drejtave qytetare. OSBEja te shohe veprimet faktike te ketij rregjimi, e pastaj te vendose demokracine.

  4. nuk i besohet me internacionaleve, bejne vetem show. nga nje ane bejne gjithmone sit e shqetesuar rrine rrine presin deri sa te behet demi ( qe mund te te jet estetikisht shume i bukur ) dhe pastaj thone, po mesokemi nga shqiptaret…eshte mbledh nje grup qe perfaqeson mediokritetin nga pikpamja filozofike dhe e kane bere me ate te pushtetit autokratik. evropa bashke me rusine angline dhe turqine jane kthyer ne ca kafsh qe duken si ishkomunista te rhabilituar. me ikur truri kur pashe sot te ardhurat e mantia xhafajt dhe gregor rames. 28 000 euro duke tallur bythen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *