• |
ide | kryesore

Trump: Faji i Obamës që Rusia aneksoi Krimenë, Putin nuk e respektonte

Planet



Presidenti amerikan, Donald Trump, në një takim me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, fajësoi sot paraaardhësin e tij në presidencë, Barack Obama, për lejimin e Rusisë që të aneksojë Krimenë nga Ukraina.

“Putin nuk e ka respektuar presidentin Obama… presidenti Obama ka humbur Krimenë, vetëm ta dini”, – u shpreh Trump.

Rusia është përjashtuar më 2014 nga ajo që atëherë ishte quajtur G8, për shkak të vendimit të Moskës për aneksuar Krimenë dhe për mbështetjen e separatistëve në lindje të Ukrainës.

Para nisjes së samtit të G7-ës në Kanada, këtë muaj, Trump ka shokuar aleatët e tij kur ka thënë se kombet anëtare “duhet të lejojnë kthimin e Rusisë” në grupin elitar.

Trump u ka thënë gazetarëve se Obama është fajtor që ka lejuar Rusinë ta pushtojë Krimenë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *