• |
ide | kryesore

VIDEO / Meksika “masakron” Gjermaninë, mallkimi i Grupit F nisi

Rusi 2018, Sport, Video



Një fitore historike e Meksikës ndaj Gjermanisë që vjen pas më shumë se tre dekadash mungesë, që nga 1985. 1-0 ka fituar skuadra e Juan Carlos Osorio duke marrë tri pikët e para në Grupin F ndaj një kundërshtari që renditet ndër pretendentët për të ngritur trofeun më madhor futbollistik në botë.

Me shumë ritëm ka nisur pjesa e parë me të dyja skuadrat që tentuan golin. Por ka qenë më vendimtare Meksika që ka arritur avantazhin falë një kundërsulmi. Në minutën e 35′ i shërbyer nga Javier Hernandez, Hirving Lozano i dhuron golin skuadrës së tij dhe dërgon në delir tifozët meksikanë që ndezën “Luzhinski Stadium”.

Edhe pjesa e dytë është plot emocione, me kampionen e Botës në fuqi, Gjermaninë që nuk dorëzohet për asnjë sekondë por kërkon me nglum golin që nuk vjen. Nga ana tjetër edhe kombëtarja “El Tricolor” është përpjekur të shfrytëzojë çdo rast për kundërsulm. Pavarësisht tentativave të shumta të Gjermanisë, skuadra e Low është detyruar ta mbyllë pa asnjë pikë këtë takim.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *