• |
ide | kryesore

Lubonja: Pse BE duhet të ndëshkojë Ramën me mos-hapjen e negociatave

Lajme, Të fundit

Analisti Fatos Lubonja flet sërish në lidhje me mundësinë e hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë. Sipas tij, hapja e negociatave nga BE do të thoshte tolerim për narko-shtetin që ka krijuar Edi Rama. Ai shprehet se kreu i qeverisë ka nevojë për ndëshkim dhe jo për legjitimim.

“Shkrimi që kam bërë unë është që Rama ka nevojë për ultimatume, jo për legjitimim. Rama i është referuar të huajve sa herë janë bërë akuza ndaj qeverisjes së tij. Hapja e negociatave nuk sjell asnjë të mirë, se eliminon kritikat. Për çdo akuzë që i është bërë arma e fortë e Ramës ka qenë përfshirja e të huajve.

Vendi është në situatë dramatike, edhe në aspektin e një autoritarizmi në rritje, i jo vetëm një personi, por i një grupi kriminal ku veprojnë kudo. Mbështetja e kësaj qeverie do të thotë të jesh anti-shqiptar. Mendoj se për shkak se ne jemi kaq të dobët brenda e këta janë kaq arrogantë nuk do të ishte mirë që kjo arrogancë të legjitimohej.

Këtu është çështja e një ekonomie kriminale që i ka dalë për zot Edi Rama, nëse kriminelët na hyjnë në parlament e ekonomi s’do vijë momenti që ne të bëhemi më të fortë, se kanë një njeri që i ka futur brenda institucioneve. Është një sistem gjithnjë e më arrogant e i rrezikshëm.

Unë mendoj që Europa ka luajtur një rol dhe pikërisht se ka luajtur këtë rol dhe se shqiptarët ende vazhdojnë të besojnë tek kjo aspiratë, një ultimatum për Edi Ramën do të ishte ndihmës për shumë forca politike, edhe për ne që na quan kazan. Për ta shtrënguar edhe brenda partisë së tij se dhe aty është problem.

Duhet patjetër të dalim nga vartësia e të huajve, por mos të përdoren ata, duhet të informohen nga një disinformim i vazhdueshëm që bën Rama e Veliaj. Faji nuk është i të huajve por i gjithë intelektualëve tanë që nuk ngrenë zërin,” – u shpreh Lubonja.

Për sa i përket Teatrit Kombëtar, Lubonja tha se “këtu bëhet fjalë për grabitje të pronës publike”

“Çfarë janë këta specialistë që kërkojnë prishjen e teatrit? Këta janë ata që e kanë kthyer Tiranën pa asnjë shesh, po ngrenë vetëm pallate. Vetë jetojnë në Rolling Hills, Tiranën e përdorin si gurore. Këta janë vandalë, janë shkatërrimtarë të trashëgimisë kulturore e historike. Duhet denoncuar me forcë ky vandalizëm,” – tha Lubonja në “News 24”.

16 Comments

  1. O Anal-ist.

    Deklarimi i nje date per fillimin e negociatave nuk do te shihet KURRE si nje FITORE E RAMES.

    Mos caktimi i nje date per hapjen e negociatave do te konsiderohet GJITHMONE si nje HUMBJE PER SHQIPERINE.

    PERSA KA NE KETE SHQIPERIN TONE TE VUAJTUR KA NJEREZ QE PER INAT TE NJERIT PREFEROJNE TE HUMBASIN TE TERE.

    1. jo re ju paska nxjerr lali eri te beni babaxhanin mbasi bet demin… kjo “arritje” autoritare do jet vetem e rames, me ramen po mbrojne bythen dhe te huajt pasi dhe ata dolen pordhe me rigon

    2. ku ishe deri dje ti qe po ben babaxhanin tani, ju e perdhoset profesionalizmin me militant, tani thoke qenka faji i gjithe shqiperise

  2. ku ishe deri dje ti qe po ben babaxhanin tani, ju e perdhoset profesionalizmin me militant, tani thoke qenka faji i gjithe shqiperise

  3. Paske qene nje malinj i pakorregjueshem. Te shkon tamam per shtat thenia qe per inat te sat vjerre shkerdhehesh me mullixhiun.

  4. ketu nuk ndeshkohet ed ramma o idiot, ketu ndeshkohet populli shqiptar. po te gjithe klasa politike me ne kry ju, nuk i doni te miren shqiperise, prandaj nuk behet ky vend.

    1. Po po, ndershkoheshka populli nga nje formalitet i kote. Po pse, per cfare trashesirash na merrni ne ju te hame keto demagogjira si buke e djathe?

  5. Zoti me ndjefte por shprehja e syve te Tosit te krijon pershtypjen e nje skizofreni, semundje kjo qe shoqeron shpesh tipa me nje prejardhje si e tija.

  6. O ti anal-ist i bythes, po dhe per ty dhe opoziten me mir do jet po te kete me shume institucione europiane ketu ne shqiperi . Presjoni i tyre ndaj Rames do jete me i madh .

    1. bejini nje bust rames pra se e dashkeni shume meqe ju beri me kar-iere. mos me fut ne rrangun e militanteve une jam apolitike persa i eprket gjendjes ne shqiperi

    2. ore nje pyetje per te gjithe ju qe keni komentuar, pse nuk i jepet cmimi nobel Edi Rames ? apo do i siguroni ndonje shume te majme dhe do e kaloni si politikani rradhes ? e meriton apo jo. zgjidhje koerente, me shume sesa te jap dorheqjen doni ta promovoni medoemos, se ja shihni hajrin dhe ju.

  7. militant do te thote te sensibilizohesh ne momentin kur je bere me ane te politikes dhe ne kurriz te te tjereve, sidmos mbasi ke tall bythen per vite. beni modernistin se ja pat hajrin

  8. Te gjithe te pasurit dhe ata qe jetojne ne luks nuk e duan integrimin e shqiptareve te thjeshte ne be.Kundershtaret e zhvillimeve europiane patjeter qe do vazhdojne te humbasin ne zgjedhjet e ardhme.

    1. te pasurit qe jetojne ne lluks jane ata qe po mundohen te integrojne ne BE shqiperine, ndarje klasash qe ne fillim. po nejse o rilindas e shoh qe paskeni marr shume njohuri aq sa nuk mbaheni me me retoriken. pushteti absolut te ben te plot fuqishem harron dhe nga ja fillove dhe per aq me teper si ja fillove. as pjerdh per gje pastaj deri sa tja arrish synimit. ne te tjeret paskemi shpenzuar energji dhe lek kot. po ikim te lajme pjatat vetem qe mos merziteni ju dhe kalamajt tuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu