• |
ide | kryesore

21 kg kanabis drejt Greqisë, arrestohen në Kapshticë dy të rinj

Lajme



Dy të rinj u arrestuan pranë fshatit Kapshticë-Devoll, pasi policia i gjeti 21 kilogramë e 400 gramë kanabis sativa.

Policia njofton se në pranga u vendosën 26-vjeçari Adriatik Rasa nga Lushnja dhe 28-vjeçari Besart Skënderasi nga Korça.

Ata u kapën nga shërbimet policore të patrullës së kufirit të gjelbër në vendin e quajtur “Lugina e vogël”.

Kjo sasi droge, sipas policisë, kishte për destinacion Greqinë.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *