• |
ide | kryesore

Basha lumë akuzash Ramës: Dhunues i Kuvendit, Kushtetutës dhe ligjit

Lajme, Të fundit

Akuzës së Ramës se opozita po dhunon debatin parlamentar, Lulzim Basha iu përgjigj me një reagim të ashpër në Facebook.

Në reagimin e tij, Basha thekson se sot opozita mbrojti interesin publik dhe parlamentarizmin. Ndërsa shton se dhunuesi i vetëm i parlamentarizmit dhe ligjit është Edi Rama.

Basha u shpreh se Rama e garantoi karrierën e tij me “20%-shin për çdo leje ndërtimi”, duke iu referuar kohës kur ky i fundit drejtonte Bashkinë e kryeqytetit, dhe se u ngrit në majë të politikës me formulën “një pallat, një votë”. 

Për kryedemokratin, Rama kërkon ngushëllim dhe mbrojtje duke u bërë njësh me kriminelët e oligarkët, pasi ka dështuar në qeverisje dhe është demaskuar para ndërkombëtarëve si i paaftë, i korruptuar dhe i kalbëzuar moralisht.

Deklarata e Lulzim Bashës: 

Sot opozita mbrojti interesin publik dhe parlamentarizmin. Parlamenti duhet të përfaqësojë interesat e popullit dhe jo të mafias së ndërtimit, krimit dhe drogës. Por Edi Rama e ka të vështirë të bëjë dallimin midis batakut mes të cilit kalon gjithë kohën dhe parlamentit, prandaj edhe komentet e tij publike janë të gjitha me gjuhën e batakçiut.

Afera e Teatrit Kombëtar është grabitje kriminale që Edi Rama ka më se një vit që e përgatit në bashkëpunim me klientët e tij. Në këtë aferë do të vidhet prona publike për të ndërtuar kulla të larta që do financohen me para të krimit dhe drogës. Ky që garantoi karrierën me 20 për qindshin për çdo leje ndërtimi dhe u ngrit në majë të politikës me formulën “një pallat, një votë”, tani sillet si një bandit që do të grabisë 100 për qind të Shqipërisë.

I dështuar në qeverisje, i demaskuar para gjithë botës si i paaftë, i korruptuar dhe i kalbëzuar moralisht, Edi Rama kërkon ngushëllim dhe mbrojtje duke u bërë njësh me oligarkë, kriminelë dhe hajdutë për të mbrojtur pushtetin dhe bërë para duke betonizuar dhe grabitur Shqipërinë.

Dhunuesi i Parlamentit, Kushtetutës dhe ligjit është Edi Rama. Dhunuesi i shqiptarëve është Edi Rama që pasi u vodhi votën, po vjedh edhe pasurinë publike për të shtuar pasurinë e vet private. Dhunuesi i Shqipërisë është Edi Rama që po na mbyll derën e Europës për të pestin vit me rradhë. Sot ai mund të ngrejë kulla dhe të pastrojë paratë e drogës në çdo cep të Tiranës, por e afërt është dita kur këto zulllume do ta zënë poshtë bashkë me Fikun e Tiranës!

4 Comments

  1. Kur lexoj Salen dhe Lulen ne reagimet e tyre kunder maxhorances nxjer mallin e Enver Hoxhes qe kur populli ushqehej me tollona ai shkruante se ceshtja e revolucionit ishte ceshtje ditesh dhe kapitalizmi do permbysjes se sigurt.

    1. i pa emer kur lexon salen te kujtohet qe ishe kafsh enveri e sala te beri pak njeri,por ja qe ty nrk te pekqeu dhe zgjodhe kafshen krymb te stalinit rama.

  2. dukeni ju komentuesit komunist te rilindjes cfare edukarte keni ju dinidhe perdorni vetem fjalor rrugacesh sic dhe vete jeni. sala sado qe e shani dhe qe une nuk e dua eshte intelektual i mirefillte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu