• |
ide | kryesore

Heather Locklear kërcënon vetëvrasje, familjarët e shtrojnë në spital

Arkiva



Heather Locklear ka pasur një karrierë të suksesshme 30-vjeçare në Hollivud duke u shfaqur në filma e seriale si “Dynasty”, “Melrose Place” and “Spin City”.

Mirëpo duket se jeta e saj personale nuk ka shkuar kaq mirë dhe shpesh është mbushur me dhimbje dhe pikëllim.

Gjatë fundjavës, aktorja 56-vjeçare, e cila është nënë e një vajze , Ava Sambora 20 vjeç, u dërgua në spital pasi një anëtar i familjes telefonoi ndihmën e shpejtë për të raportuar se ajo po kërcënonte të vriste veten.

Ky incident erdhi katër muaj pasi ajo u arrestua me dyshimin se kishte shfaqur dhunë në familje pas zënkës me të dashurin e saj Chris Heisser.

Locklear hyri në rehabilitim për herë të pestë në janar 2017. Ajo tha për “Page Six” në atë kohë: “Ndihem mirë dhe po ndërmarr hapa për të përmirësuar jetën time”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *