• |
ide | kryesore

Miku i Ramës, Maks Velo: “Tërhiqu nga shembja e teatrit, do dëmtohesh politikisht”

Kryesore, Lajme



Ish i burgosuri politik arkitekti dhe piktori i njohur si.mik dhe mbështetës i Edi Ramës, Maks Velo ka bërë një thirrje publike për kryeministrin dhe kryebashkiakun që të tërhiqen nga prishja e Teatrit Kombëtar. Ndryshe nga shumë lakej të orës së fundit që flasin në publik për përfitime momentale, Velo nuk ka pranuar të bëjë kompromis me bindjet dhe formimin e tij. Pa hequr dorë nga përkrahja që i ka dhënë edhe publikisht kryeministrit, ai ka deklaruar në Studio e Hapur e Eni Vasilit se një këmbëngulje në shkatërimin e godinës do ti ulte pikët e Ramës. “Unë do të dëshiroja të kishte një tërheqje. Nëse do kishte një tërheqje, do ta rriste emrin e Ramës dhe Veliajt. Nëse jo do dëmtoheshin. Të gjithë kemi momente debolese, njerëzit do e vlerësonin. Dmth të gjithë bëjmë gabime. Unë do dëshiroja të ishte ashtu, që ai të tërhiqej” ka thënë Velo duke shpjeguar edhe pse ai është kundër shembjes së TK.

Lexo më tej:

Veliaj në rolin e kllounit nga regjisori Rama

“Gjithçka në Tiranë mund ta shembin. Duam t’a shembim Kryeministrinë? E shembim dhe ndërtojmë një 10-katësh! Duam të shembim ish-Komitetin Qendror? E shembim! Madje u bë edhe një projekt atëherë. Nuk është kjo logjika. Ajo ka vlera në ansamblin e ndërtimeve italiane, duke filluar me maternitetin, Bankën, Teatrin, “Dajtin”, Kryeministrinë, Akademinë, Universitetin. Stadiumin e shembëm” ka thënë ai. Pastaj me syrin e artistit dhe arkitektit ai është përpjekur të shpjegojë vlerat e pakthyeshme të trashigimisë:”Për mua, nuk duhet shembur. Aty ka katër probleme. Problemi i parë është i tokës, problemi i dytë është i teatrit, problemi i tretë është trashëgimia dhe i katërti projekti. Shpesh, mundohen t’i ngatërrojnë këto të katërta, ndonëse ato janë probleme veç e veç. Për mua, ajo tokë i duhej dhuruar Teatrit, për faktin se për kaq vjet, aty është zhvilluar një aktivitet i madh, janë krijuar institucione. Unë kam qenë në teatër që në vitin 1950. Kam parë edhe “Prefektin” me Behije Çelën, etj.. Kam bërë disa skenografi, kur drejtor ka qenë Xhemal Broja, i cili më ka ftuar. Aty janë themeluar të gjitha institucionet e kulturës. Aty është themeluar Teatri i Kukullave, Ansambli i Ushtrisë, Orkestra Filarmonike, në 1953 kam qenë aty kur Krantja dirigjoi Filarmoninë e Tiranës, pastaj kam parë baletet “Shatërvani i Bahçisarajit”, “Rusalkën”, etj.. Ka një manipulim, një goditje të keqe ndaj ndërtesës, me justifikimin: vajza ime është 2 vjeç dhe nuk e di se çfarë është bërë aty dhe ta shembim. Me këtë logjikë, edhe unë nuk kam qenë në kohën e Ismail Qemalit dhe le ta shembim shtëpinë e Vlorës, që, për mua, s’ka asnjë rëndësi dhe nuk kam asnjë lidhje me të, ose me godinën ku u mbajt Kongresi i Lushnjës. Unë kam lindur në vitin 1935, ç’lidhje kam unë me të. Vlerat vijnë nga vjetërsia. Francezët shitën një shishe vere të 1774-ës, 103 mijë euro. Kantina e ka mbajtur që në 1774-n. Kjo e bën vlerë dhe jo aftësia që të bësh një verë të re. Trashëgimia është pikërisht transmetimi, grumbullimi dhe ruajtja e vlerave, sepse ne kaq kemi” ka thënë Velo duke mbajtur një pozicion që duket paradoksal edhe atë të mbrojtësit të Teatrit edhe atë që nuk dëshëron që Rama të gabojë.

 

 



14 Comments

  1. ortodhoksia dhelparake deri ne fund …e kupton qe duhet te mbijetoje dhe po shet ate qe e solli ne pushtet…ramen…

    1. Heu si s’ndrute mend ju me kto te shitmet e te blemet…Zotnia u qendroi bindjeve te tij pa rene ne servilizem, ti njihet ai virtyt qe ka e mos intrigojme kot.

  2. Nuk eshte aq kollaj o Maks!!
    Te ishte per Kokoshin do ishte terhequr me kohe po te kap per fyti Fusha se ka paguar leket per blerjen e tokave perreth,i doli garant ky miku per lejen dhe tani nuk ja merr marshin R…

  3. Fakti që deri edhe Maks Velo, që njihet për mungesa të ekuilibrit psiqik e është mik i Ramës, rëndit këtu arsye llogjike e realiste se përse nuk duhet prishur teatri, është një tregues se Rama i ka kaluar të gjitha caqet e marrëzisë.
    E shoh si një argument llogjik të pakundërshtueshëm krahasimin që ka bërë ai me prishjen e Teatrit kombëtar, duke e krahasuar me prishjen e shtëpisë ku u ngrit Flamuri i Pamvarësisë nga Ismail Qemali.
    Nuk është këtu fjala për të bërë krahasimin midis një ngjarje tepër të rëndësishme kombëtare siç ishte ngritja e Flamurit të Pamvarësisë, dhe ngritjes së një Teatri Kombëtar, pasi sejcila ngjarje ka simbolikën e saj të vlerave historike kombëtare.
    U bë luftë e madhe nga shqiptarët e Maqedonisë që të mos prishej shtëpia ku u vendos alfabeti i gjuhës shqipe në Manastir., po aq sa u bë edhe për shtëpinë ku u mblodh kongresi i Lidhjes së Prizrenit.
    Historia e një kombi, ka disa elementë përbërës e nuk mund të përqëndrohet vetëm në një simbolikë kombëtare të pamvarësisë. E shohin enveristët akoma me adhurim, “shtëpinë ku lindi partia” e tyre, e kjo nuk ka sepse të çojë në kërkesën për prishjen e saj. Është vërtetë një pjesë e historisë sadoqë të dhimbëshme shqiptare nga ku nisi diktatura kriminale enveriste e modelit stalinist që nuk duhet kursesi të harohet.
    Janë ndërtuar me paratë e pista të krimit të perandorëve të historisë së lashtë, vepra kulti për të përjetësuar emrin e tyre. Po përse bëhet çmos sot duke investuar para të shumta për ti ruajtur e restauruar ?
    Se përbëjnë historinë e njerëzimit , gjeninë e artistëve e arkitektëve që i projektuan, e punën e qindra milionëve të njerëzve që i ndërtuan.

  4. Andi dhe Ari-mandobashke me PD dhe Saliun cfare nuk ka lene pa thene per Maks Velon! Tani ,meqenese Ky nuk pajtohet me Ramen behet i zgjuar! Kjo eshte partia e kriminelit sali! Keta komentuesit jane militantet e tij! Injoranca tregohet qarte ne shkrimet dhe komentet e perverseve te saliut!

    1. Puna është more “taqis”, se ti je edhe poshtë nivelit të psikopatisë që tek e fundit duhet të kurohet si një sëmundje patollogjike.
      Ti komenton me verbëri të plotë militanti partiak enverist.
      Edhe për prishjen e Teatrit për tu ndërtuar kullat e oligarkëve të Ramës, fajin e paska “Saliu” ?
      Ka vërtetë ndonjë “faj” Saliu.
      Faji i tij ishte që dëgjoi socialistët e huaj e pranoi që PPSH shqiptare ta legalizonte si parti pjesë e pluralizmit. PPSH edhe pse e ndroi emrin e saj në socialiste, ishte po ajo parti, me të njjtët njerëz, me të njejtën strukture partiake e me të njejtin elektorat tru shpëlare enverist.
      Përmbysja e diktaturës enveriste që shtetin e saj e quante Republika popullore socialiste e Shqipërisë, e krijimi i sistemit demokratik pluralist perëndimor, duhej të shoqërohej edhe me nxjerrjen jashtë ligjit të krijimit të një partie “të majte” të dalë nga PPSH.
      Është kjo arsyeja që sot kryetari i kuvendit, ish ministër i sigurimit, Gramoz Ruçi, po na bën propogandë për ringritjen e kooperativave bujqësore apo se të gjitha të këqijat Shqipërisë i erdhën ngaqë ju bashkua aspiratës së demokracisë perëndimore.

  5. Del ky Zari Rames ne TV dhe hedh shashken e terheqies si vyrtyt! Rama i dyzuar mes shembjes se menjehershme apo te mevonshme i turbullon ujerat me nje te diskretituar si ky Velo! Kush ishe deri dje o Maks Gjigandi, kur Rama shkaterroi gjithe trashegimin e Tiranes ne krye te bashkise? Ka disa muaj qe luhet piset me shkaterrimin e teatrit, nderkohe Velo flinte..

  6. Nje qyteze e vogel ne brigjet e Spanjes u ruajt qe mos te prishej vetem nga perpjekjet e piktorit Salvador Dali dhe banoreve, ku perballe kishin diktatorin Franko.
    Sot do te ishte me pallate, por jo, sot eshte me turiste nga e gjithe bota.

  7. Nuk e kuptoj si ka mundesi qe nje ish i burgosur politik sic e quan veten -Maks Velo -te jete mik i edvin psikopatit. I bashkojne zhgarravinat valle,apo –”Mendesia”.?

  8. Max piçka e paska hallin tek kembet qe i varen kaloresit dhe jo ke vrasjet qe po ben dhe do beje kaloresi . Piçke ngele tere jeten o ndyresire .

  9. i bukur ai shkrimi nga mbrapa “mos shfleto, lexo” dhe UET si sponsor XD . kush te jet valle mbrapa kesaj kontrate alla komuniste ? spiunazhi merr forma te reja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *