• |
ide | kryesore

Prapaskenat e Brukselit/ Si po negocion Edi Rama për ngritjen e kampeve të refugjatëve

Kryesore, Lajme



Edi Rama që e ka shndërruar në një bast personal hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, po shfrytëzon kartën ekstreme që i ka ardhur në dorë në çastin e fundit: të negociojë me vendet Big të BE-së dhënien e dritës jeshile në këmbim të pranimit të kapeve të azilantëve që vijnë nga Siria dhe vendet e tjera ne luftë, drejt Europës.

Jo më kot zv/ ministri i brendëshëm, Julian Hodaj i tha televizionit gjerman ZDF se Shqipëria ka kapacitet të mirpresë deri në 600 mijë refugjatë (shkrimi poshtë). Idenë se vendi ynë mund ta bëjë këtë nuk e përjashtonte as një shkrim i gazetës Le monde që mbante datën e sotme dhe as burime autoritare nga Brukseli qe folën për Lapsi.al.

VIDEO/ Qeveria shqiptare pranon të strehojë 600 mijë refugjatë sirianë

Po pse Rama, që e mohon kategorikisht këtë gjë brenda Shqipërisë dha sinjalin e parë të gadishmërisë në Gjermani. Në këtë taktikë nuk ka asgjë të rastësishme. Gjithçka është llogaritur si një pazar i orës së fundit dhe e tëra varet nga kriza e fundit që është hapur në Europë.

Rreziku i rënies së Merkelit

Që prej kësaj të hëne kancelarja gjermane Anxhela Merkel është futur në një krizë që mun t’i rrezikojë edhe karrigën e vet. Ministri i saj i brendëshëm, pjesë e partisë aleate me CDU-ne e Merkelit, Horst Seehofer i CSU-së, i ka dhënë ultimatumin shefes së vet se do të fillojë përzënien e kërkuesve të azilit që janë në Gjermani. Ky precedent i rrezikshëm që vë në pikpyetje autoritetin e kancelares, po aq sa edhe solidaritetin e BE-se, ka hapur një krizë të madhe mes Kristian Demokratëve të saj dhe aleatit të tyre bavarez. Më në fund, pas tratativash të shumta, Merkel ka arritur të fitojë edhe disa ditë kohë duke i premtuar aleatëve të vet se do të gjejë një zgjidhje për këtë krizë, në samitin e vendeve të BE në 28 qershor në Bruksel. Pra pikërisht në të njëjtin vend ku do të diskutohet edhe fati i negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Kriza që shkaktuan populistët në Itali

Por, problem të brendëshëm me emigrantët që kërkojnë azil nuk ka vetëm Gjermania. Qeveria e re italiane me ministër të brendëshëm ksenofobin Salvini dha pak ditë më parë një shembull të qartë se do ti mbyllë dyert për emigrantët që zbarkojnë në vendin e saj. Moslejimi i anijes Aquarius që të ankorohej në Itali shkaktoi një skandal në Europë. Qeveria e re do të shkojë edhe më tej. Ajo kërkon rishikimin e traktatit “Dublin 3” që i detyron shtetet që presin emigrant, siç janë kryesisht Italia dhe Greqia t’i regjistrojnë ata në vendin e tyre. Pra Europa po kërkon t’i nxjerrë jashtë kufijve të saj ata që vijnë të kërkojnë mbrojtje dhe siguri jete në kontinentin e vjetër, dukr thyer parimin e saj më të shenjtë atë të solidaritetit.

Divergjencat brenda BE

Ky parim është shkallmuar ndjeshëm edhe nga këmbëngulja e vendeve të reja si Polonia dhe Hungaria për të zbatuar marveshjen e kuotave të paranimit të azilantëve. Pra që ata që zbarkojnë në brigjet e kontinentit të shpërndahen më pas në mënyrë të barabartë në të gjitha vendet e BE. Jo më larg se pak ditë më pare, kryeministri hungarez Viktor Orban ripërsëriti qëndrimin e tij duke deklaruar se “asnjë nga aktet themeluese të BE nuk parasheh që një nga vendet anëtare të bëhet tokë emigrantësh”.

Pra me krizën brenda koalicionit qeveritar në Gjermani, me shock-un e ardhjes në Itali të një qeverie ksenofobe dhe me kontradiktat e thella brenda vetë vendeve anëtare, kriza e emigrantëve është shndërruar në shqetësimin kryesor të ditës.

“Cfarë duhet bërë për të shpëtuar njëkohësisht edhe Zonjën Merkel edhe aparencat e BE-së”- pyeste gazeta Le Monde e kësaj të mërkure?

Dhe përgjigja ishte: “Disa vendimarrës në Bruksel po marrin në konsideratë një propozim të hedhur nga Danimarka dhe Austria për krijimin e kampeve të refugjatëve në Ballkanin perendimor, edhe pikërisht në Shqipëri” shkruan Le Monde (lexo shkrimin poshte) e cila precizon edhe aktivitetin e këtyre kampeve: ato do të shërbejnë për rregjistrimin dhe strehimin e azilkërkuesve dhe për shkarkimin e anijeve si ato të rastit Aquarius që Italia nuk e pranoi deri sa u detyrua të ankorojë në Spanjë.

Plani sekret/ Le Monde zbulon projektin danezo austriak për kampe azilantësh në Shqipëri

Shtegu që po kërkon Rama

Pikërisht me këtë nevojë dëshpëruese për të zgjidhur këtë krizë të madhe europiane po mundohet të luajë Edi Rama. Ai është i ndërgjegjshëm se Merkeli do me patjetër një zgjidhje në samitin e Brukselit në 28 qershor, sepse përndryshe i rrezikohet pushteti. Ai e di se Makron nuk do më të përballet me probleme si ato që i hapi qeveria e populistëve italianë.

Prandaj ai po luan kartën ekstreme që i erdhi së fundi në dorë: “më hapni negociatat, tj’u heq nga supet barrën e azilantëve”.

Rama e di se po e fitoi këtë betejë, pra po arriti t’i bindë vendet e BE për ta bërë Shqipërinë koshin e gjithë mjerimit të botës, ai ka dy përfitime. Së pari ai merr bonusin politik të hapjes së negociatave të cilat deri më tani është vendosur t’i jepeshin pa datë të përcaktuar. Dhe së dyti, në afatgjatë, ai është i ndërgjegjshëm se kryeministri i një vendi që i zgjidh këtë hall Europës merr tjetër peshë karshi homologëve të tij. Ai e di mirë si ndryshoi qëndrimi ndaj despotizmit të Erdoganit, kur pranoi të strehonte valën e parë të refugjatëve sirianë dhe irakenë.

Prandaj për interestat e tij ekskluzive, Edi Rama po e luan me mish dhe me shpirt këtë shans të minutës së fundit duke i çuar edhe mesazhe mediatike Gjermanisë.

©Lapsi.al



14 Comments

  1. Komunitetet Katolike e Ortodokse te alarmohet se Edi kryeministri katoliko-Ortodoksi (drogaxhiu) po e shton popullsine myslimane ne Shqiperi edhe me 600,000 te tjere njerez radikal mysliman. Une qe jam mysliman jo praktikues me ka hyre frika!

  2. Shpia edes ne dajt i nxe 10mij ato do ti plotsojne dhe nevojat e familjes pas certifikates sterilitetit qe paraqiti ne gjygj me kristaqin gjith qeveritaret neper shpia nga 10 mij pastaj deputet nga 10 mij dhe plotsoet premtimi i edes

  3. Ka edhe disa te mira ye tjera qe nuk permenden ne shkrimin e mesiperm, si p.sh. fondet qe do dergoje BE per t’i mbajtur larg refugjatet dhe qe do behen nje burim i mire te ardhurash per qeveritaret shqiptare, rimbushja e vendit me njerez (dihet qe Shqiperia po boshatiset cdo dite) pra me shume njerez dhe me shume pune (te mos harrojme se niveli papunesise ka rene ne 12,5%) pra edhe nese ikin shqiptaret do jene sirianet ata qe do bejne punet e rendomta. Vec ketyre, ka edhe nje perfitim tjeter, BE do i behet gjithmone presion me refugjatet qe mund te dergohen atje per akte terroriste. E vetmja e keqe eshte se refugjatet ne BE tani do juene te gjithe shqiptare

    1. Epo vec Shqiperia na ka ngele me qit ne semafor se edhe nanat i kemi shit per ato dy lek. Hajt pra, cfare presim?

  4. Pra hamendesimet e deritanishme nepre media LAPSI i ktheu ne fakte te kryera ‘ SI PO NEGOCION Rama..’

    Pra o njerez e moret vesh Qeveria jone PO NEGOCION PER KAMPE REFUGJATESH.

    Keta te lapsit jane te pa pare.

    1. e di ate punen e nastradinit qe i fuste ka i shpull
      cunit te vet kur e conte me mbush uje me qyp ne burim

      kur e pyeten se perse i gju me shpull cunit
      ai se ka thy qypin

      nastradini ju pergjigj
      po e thyu qypin ky esht e kot me i gjujt me shpull
      puna oshte mos arrij me e thy qypin

      kshu ne puna e bushatit
      ma mir me bertit ( ene me rrejt i cik per lezet) para se me i fillu negociatat rama
      se po i filloi
      osht von

  5. o ju komentues .

    Lexoni sqarimin e Min.Brendshme sot per kete teme dhe do kuptoni qe ky artikull eshte nje ANAL- ize mjerane.

  6. Ngritja e ketij kampi refugjatesh ne Shqiperi i ngjan asaj qe dikush andej nga Europa hedh nje ide ose me mire te themi hedh nje koqe pordhe dhe e tere opozita hidhet ne sulm per t’i mare ere pordhes dhe mbasi fryen mire fillojne ta shperndajne neper popull nepermjet kazanit te mediave.
    Prandaj o komentues ju qe i besoni dhe e pelqeni eren e kesaj pordhe, jepini, ngopuni me parfumin qe ju servirin!

  7. Eshte shume normale qe refugjatet te vijne ne shqiperi,asgje te keqe nuk ka.Vete shqiptaret jane mbi 1 milion refugjate ne bote ,Ne kemi qejf te na presin mire dhe te na japin shtetesine por nuk duam te na vijne te huaj.C’fare do lypesh .ate do te gjesh,e kruajtem bythen me europen dhe shkuam si bagetia dervene -dervene,edhe akoma i shajme,shqiptaret jane drogaxhinj,imorale,prostitojne femrat shqiptare,hajdute dhe kriminele.S’ka dite qe gazetat nuk japin lajme me bandite shqiptare…ama prit se edhe te tjere do ti zene vendin ketyre qe kane ikur refugjate neper bote.Shumica e shqiptareve punojne mire,jane martuar dhe ecin cdo dite..vetem ne Greqi jane mbi 600,000 shqipare ..dhe nuk duam te na vine.Si te thuash ne jemi qendra e botes.Mire te na behet.

  8. Se Rama me shok i qan hallet popullit te tyre dhe i ngelen ato te refugjatve!Edhe kjo na duhej neve,pak kemi llumin ne rrez te shtepis na duhen dhe terrorrist e ekstremist afer femijeve e grave tona!Ti mari Rama ti fusi ke vila e tij ,ne nuk i duam.S’i ngeli shqiperis kampi per tu futur ne BE,te investojn ke poppulli tyre njeher,shendetsi,edukim,punesim,drejtesi etj Na pranon BE edhe nqs plotesojm kto kushte,skemi nevoj te shesim token ton dhe popullin per nje “po” te qelbur nga Merkeli

  9. Edhe Italia qe eshte ne G 8 nuk ka me shume se 150.000 refugjate ne KAMPE. Beni nje llogari te thjeshte matematikore .

  10. kur ju thoja une qe edi rama eshte nje psikopat asnjeri nuk degjonte madje kunderviheshit me vrrull. shume shok ma vune vizen pse dilja kunder edi rames, ta mbani me shendet kete humanitar te papar qe spjerdh per njerzit vec qe te arri qellimet e veta personale ( ta hap sa me shume ekspozita qe te futet te klasat e larta te artisteve dhe te bej sa me shume pordhe duke i komentuar vet )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *