• |
ide | kryesore

Sqarimi i Ministrisë së Brendshme për refugjatët e Hodajt/ Kush spekulloi?

Lajme, Të fundit



Rikthimi pas në kohë i zv.Ministrit të Brendshëm Julian Hodaj i cili kujtoi qindra mijëra shqiptarët e Kosovës që erdhën në Shqipëri gjatë luftës, në një intervistë për ZDF, është shoqëruar me një sqarim nga Ministria e Brendshme. Në këtë sqarim, Ministria e Brendshme tenton të evitojë ato që i quan “spekulime dhe keqpërdorime” të përmbajtjes së kronikës dhe sqaroi se përgjigjia e Hodajt “lidhet me një situatë hipotetike emergjence, si ajo gjatë luftës së Kosovës ku pati një angazhim shtetëror e popullor, dhe jo mbi një diskutim nëse një kamp mund të ndërtohet ose jo në Shqipëri”.

Sipas Ministrisë së Brendshme “Ndërtimi i kampeve për imigrantë nuk është një çështje në shqyrtim apo në diskutim. Askush nuk e ka kërkuar deri më sot dhe askush nuk e ka ofruar një gjë të tillë.

“Thëniet e zv.ministrit Julian Hodaj, të cituara në kronikë janë përgjigjia e një pyetje konkrete:

“Çfarë mund të bënte Shqipëria në kushtet e një emergjence imigrantësh?”

Përgjigjja e kësaj pyetjeje është ajo që citohet: “Shqipëria e ka treguar gjatë luftës së Kosovës se është në gjendje të përballojë këto emergjenca” thuhet në sqarimin e ministrisë.

Por deklarata e Hodajt për 600 mijë refugjatë nuk mund të jetë një rastësi. Nuk mund të jetë rastësi as ekzagjerimi që ka bërë zv.ministri kapaciteteve të Shqipërisë për të mbajtur refugjatë në një media të huaj, në një kohë kur flitet për shndërrimin e Shqipërisë në një pikë për strehimin e refugjatëve që kanë krijuar konfuzion në BE.

Ekzistenca e idesë për të ngritur një kamp refugjatësh në Shqipëri është konfirmuar në disa prej zyrtarëve të lartë të vendeve të Bashkimit Europian, si kryeministri i Austrisë, Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Komisioneri për Emigracionin në BE Avramopulos dhe nga disa prej mediave më të besueshme europiane.

Ndaj keqpërdorimi dhe spekullimi në këtë rast, qëndron në vetë deklaratën e Hodajt, në pjesën që Ministria e Brendshme nuk e përmend, por që vetë Hodaj e thotë në intervistën për ZDF. Përmendja e shifrës prej 600 mijë refugjatësh dhe shembulli i pritjes që shqiptarët i bënë bashkëkombasve në vitet e luftës në Kosovë është një spekullim i pastër, që jo rastësisht bëhet pak ditë para vendimit për hapjen e negociatave me BE.©Lapsi.al



3 Comments

  1. Sqarimin duhet jape ai qe ka dhene intervisten me dhuraten e 600mije isisve ….. ai dhe askush tjater …. komunikata sqarim e MB nuk ka vlerë sepse çështjen eshte shume delikate

  2. ‘ KUSH SPEKULLOI’ .. ????

    po ju ore anal-istat spekuluat.

    Fakti i te qenit i afte te perballosh dicka nuk do te thote qe ti po ofron te parballosh ate gje.

    Pershembull. Nese une them ‘ Jam ne gjendje te rrah bushatin & shkullakun bashke’ nuk do te thote qe neser une do ti rrah me te vertet ( megjithese qefi ma ka) ose ofrohem tek te tjeret ta bej kete gje.

    Keta pasi i ndryshojne lajmet sic ju do interesi pyesin ‘ KUSH SPEKULOI ? ‘ .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *