• |
ide | kryesore

Bashkimi Europian bën thirrje për hetim ndërkombëtar të vdekjes së liderit të opozitës ruse

Arkiva, Lajme, Të fundit



Bashkimi Europian ka dalë me një deklaratë të përbashkët ku kërkon hetime lidhur me vdekjen në burg të liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny i cili njihej edhe si kundërshtari kryesor politik i Vladimir Putin.

Gjatë një takimi të 27 ministrave të Jashtëm të BE-së, u diskutua për një paketë tjetër sanksionesh, në prag të 2 vjetorit të nisjes së pushtimit rus në Ukrainë.

Pavarësisht se autoritetet e burgut rus në Siberi thanë se Navanly pësoi sindromën e ‘vdekjes së papritur’, ministrat e jashtëm të BE-së propozuan që zyrtarët rusë të burgjeve që janë të përfshirë në vdekjen e liderit të opozitës ruse, të përfshihen në listën e personave që u ndalohet udhëtimi dhe u bllokohen asetet.

Ndërkaq, u kërkua hetim ndërkombëtar i pavarur për vdekjen e Alexei Navanly duke deklaruar se autoritetet ruse dhe udhëheqja politike e Rusisë do të mbajë përgjegjësi për ngjarjen. Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se shpresonte që Bashkimi Europian të binte dakord për paketën e sanksioneve që mund të miratohet të mërkurën.

Gjithashtu u bë thirrje që Vladimir Putin të lirojë qindra të arrestuar nga protestat në Moskë për vdekjen e Navanly.



1 Comment

  1. Kjo BE qe shqetesohet me te drejte per vdekjen e Navalnit , pse nuk shqetesohet kur arresohet

    lideri i opozites shqiptare nga bijte e atyre qe realizuan diktaturen me te pergjakshme ne Europen

    e pasluftes se dyte Boterore. Si do te reagonte europa nqs pasardhesit e nazisyeve te vinin ne pushtet

    dhe te burgosnin lideret e demokracise gjermane?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *