• |
ide | kryesore

Sot mbahet funerali i Alexei Navalny në Moskë, organizuesit e ceremonisë përballen me pengesa

Lajme, Planet



Alexei Navalny do të varroset të premten në Moskë, mes masave të rrepta sigurie, dy javë pas vdekjes së tij të papritur në një burg të Arktikut. Sipas mediave të huaja, policia ruse do të regjistrojë pasaportat e atyre që vijnë në kishën e ikonës së Nënës së Zotit, e cila ndodhet në një zonë të qetë të Moskës.

Por ekipi i tij thotë se po përballen me vështirësi në organizimin e ceremonisë së lamtumirës. Zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh tha se ata nuk kishin mundur të gjenin një makinë për ta çuar trupin në kishë.

“Njerëz të panjohur po telefonojnë bizneset e funeraleve dhe i kërcënojnë nëse pranojnë të marrin trupin e Alexeit,” tha Yarmysh.

Varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Borisovskoye në orën 16:00. Navalny vdiq më 16 shkurt në burgun rus brenda rrethit Arktik. Ai ishte burgosur për tre vjet me akuza të sajuara. Bashkëpunëtorët e Navalny thonë se lideri i opozitës ruse ishte afër lirimit para vdekjes së tij.

Nëna e tij, Lyudmila Navalnaya, kaloi tetë ditë duke u përpjekur të bindte autoritetet që të lironin trupin pas vdekjes së tij më 16 shkurt. Familja e Navalny ka akuzuar Putinin se qëndron pas vdekjes së tij.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *