• |
ide | kryesore

Rruga e Kombit/ Nga 17 shtatori me pagesë, kabinat ku do bëhet pagesa bëhen prej hekuri

Lajme, Të fundit



Punimet për ringritjen e terminalit të pagesave në Rrugën e Kombit nga kompania koncesionare po vijojnë me ritme të shpejta dhe në koordinim edhe me qeverinë e cila sot prezantoi edhe skemën e tarifën për kalimin në Rrugën e Kombit.

Siç duket edhe nga pamjet , kompania deri më tani ka vendosur tre sportele metalike. Ditët e fundit, kompania që do të menaxhojë rrugën po vijon punimet për rivendosjen e këtyre vendpagesave, si dhe rindërtimin e terminalit.

Sipas të dhënave të marra nga kompania, kjo e fundit po punon gjatë këtyre ditëve për instalimin e rrjetit elektrik dhe internetit, ndërkohë që tek terminali i ri po vendosen edhe pjesët metalike, konkretisht llamarinat e mbulesës.

Për pak javë do të jenë gati 10 korsitë dhe 9 sportelet, ku do të arkëtohet edhe tarifa e kalimit. Tarifa e rrugës së Kombit nisë së aplikuari me 17 shtator, menjëherë pas përfundimit të sezonit turistik.



1 Comment

  1. Bravo! Qenka lek i madh aty. Dhe tani qe u ulen tarifat , prape insistohet. Cudi si i del hesapi koncesionarit !! Se per tarifen 5 eu, u tha qe eshte bere studimi e nuk mund te ulet. Apo paska dhjam akoma. Ajo nuk duhet lejuar se eshte skeme mirefilli KORRUPTIVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *