• |
ide | kryesore

Akuzohet se pagoi 120 mijë euro për të vrarë gruan, avokati rrëfen detaje

Arkiva, Lajme, Të fundit
Avokati



Gjykata e Posaçme i ka komunikuar sot masën e arrestit me burg avokatit Alban Bengasi, i cili u arrestua dy ditë më parë në Rinas ndërsa po kthehej nga Dubai.

Ndërsa sot ka dalë para gjykatës, Bengasi, i cili akuzohet se ka paguar një vrarës për të ekzekutuar bashkëshorten, ka deklarua se nuk ka lidhje me akuzat dhe se me këtë të fundit kanë marrëdhënie normale, pavarësisht divorcit.

“U kanë futur në një rrugë pa krye, u kanë orientuar gabim. Nuk kam lidhje me akuzat. Me bashkëshorten kam marrëdhënie normale pavarësisht se jemi divorcuar. Kërkoj të hetohem pa masë.

Ka mbetur prokuroria vetëm në deklarimet e gënjeshtra të Nuredin Dumanit, i cili është një person që akuzohet për shumë vrasje, dhe kurrsesi nuk duhet të merret parasysh dëshmia e një personi të dënuar më parë, i cili akoma akuzohet për një sërë vrasjesh. Edhe vetë ish-bashkëshortja Blerta Rruci kërkon që të pushohen hetimet pranë SPAK ndaj Alban Bengasi, pasi ai s’ka asnjë lidhje me këtë ngjarje”, ka deklaruar ai.



2 Comments

  1. Po gruaja akuzohet per vrasje??? Se ajo ne deklaraten pas rrahjes ka deshmuar njesoj si Dumani!!!
    Po pate ndryshuar mendim, mire ia ben kurves

  2. Dardha bie nen dardhe thote populli. Ky eshte djali i Dilaver Bengasit, i cili ne kohen e diktatures ka bere gjithe te zezat…… . Si mund te dilte ky me i mire se i ati……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *