• |
ide | kryesore

Nis sfida, Meksika për kualifikim e Korea e Jugut për të shpresuar

Rusi 2018, Sport



Meksika, kryesuese e Grupit F, kërkon kualifikimin përballë Koresë së Jugut, në ndeshjet që sapo nisi në Rostov Arena. Për Korene nuk lejohen më gabimet, pas humbjes së pësuar me Suedinë e kur ndeshjen e fundit duhet ta luajë kundër Gjermanisë.
Tekniku Osorio nuk i ndryshon asgjë formacionit që e nxorri fitues në përballjen debutuese kundër kampionëve në fuqi të botës. Hernandez udhëheq sulmin, Vela e Lozano e asistojnë nga krahët.
Aziatikët nuk kanë bërë përfaqësim të keq pavarësisht humbjes në fund me Suedinë, ndaj tekniku Shin Tae-Yong rikonfirmon të njëjtët futbollistë, por të vendosur në klasiken 4-4-2, për ti dhënë më tepër mundësi sulmi Son.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *