• |
ide | kryesore

200 prezenca me Milan, Theo Hernandez i mbyll derën Bayern: “Më e mira duhet ende të vijë”

Sport
Theo Hernandez



Dyqind paraqitje me fanellën e Milanit dhe dëshira për të shkruar faqe të tjera të rëndësishme në historinë e klubit kuqezi. Theo Hernandez mori pjesë në golin e portugezit Leao kundër Atalantës, duke i shërbyer topin sulmuesit para veprimit të tij individual. Kundër bergamaskëve, anësori francez arriti një moment historik të rëndësishëm me ngjyrat kuqezi: “Jam i lumtur dhe krenar që kam arritur te 200 paraqitjet”. Më pas mesazhi që ftoh zërat e merkatos: “Më e mira nuk ka ardhur ende”.

Një titullar i palëvizshëm për Milanin e Piolit, i vendosur gjithashtu me sukses si qendërmbrojtës gjatë periudhës së emergjencës nga tekniku, Hernandez është një nga pjesët e çmuara të skuadrës kuqezi dhe vëmendja për të mes klubeve në të gjithë Evropën nuk mungon.

Lexo më tejVideo/ Super Leao nuk mjafton, Atalanta rrëmben barazimin: Gjimshiti një digë për bergamaskët

Duke qenë se kushtoi vetëm 21 milionë euro kur mbërriti nga Real Madrid, mundësia e një fitimi të konsiderueshëm kapital mund të joshë klubin kuqezi. Në javët e fundit ka pasur zëra për transferimin në Gjermani, me Bayern Munich gati për të thirrur Milanin për të nisur negociatat. E megjithatë, mesazhi i Theo duket se qartëson edhe një herë synimet e tij të ardhshme: të qëndrojë te Milan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *