• |
ide | kryesore

Klopp te Barcelona, ekzaltohen katalanasit: Oscar Hernandez është vëllai i Xavi apo Jurgen?

Sport
oscar Hernandez



Kundër Las Palmas, Oscar Hernandez shënoi fitoren e tij të gjashtë në gjashtë ndeshje. Vëllai i Xavi, i cili është edhe zëvendësi i tij dhe për këtë arsye e zëvendëson atë në pankinën e Barcelonës kur ai skualifikohet, është bërë viral për ngjashmërinë e tij me Jurgen Klopp. Në veçanti, një frame i kapur nga kamerat gjatë ndeshjes së djeshme ndezi rrjetet sociale, të cilët krijuan një fotomontazh duke “forcuar” ngjashmërinë me menaxherin e Liverpool.

Dhomat e zhveshjes të Barcelonës tashmë prej disa kohësh e quajnë Oscar Klopp dhe prej ditës së djeshme – edhe për shkak të gjashtë fitoreve – e kanë vënë re edhe në rrjetet sociale: “Ne krijuam Klopp-in tonë” bëjnë shaka tifozët blaugrana, të cilët shpresojnë për ardhja e gjermanit të vërtetë, duke parë se Xavi shpalli lamtumirën e tij në fund të sezonit. Sidoqoftë, për momentin duhet të kënaqen me versionin Klopp të Oscar Hernandez.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *