• |
ide | kryesore

Shëngjini përfshihet nga grabitjet gjatë natës, autorët vjedhin pikën e këmbimit valutor dhe tre dyqane

Lajme, Të fundit



Një seri grabitjesh kanë ndodhur përgjatë natës në Shëngjin. Mësohet se pre e grabitjes ka rënë një pikë e këmbimit valutor dhe 3 dyqane.

Deri më tani nuk dihet shuma e parave që kanë marrë grabitësit.

Ndërkohë, nuk dihet ende pas grabitjeve fshihet i njëjti grup kriminal, apo autorët kanë qenë të ndryshëm.

Sapo u njoftuan për ngjarjen, Policia e Lezhës ngriti disa postblloqe, për të bërë të mundur edhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Aktualisht vijon puna për kapjen e autorëve, ndërsa detaje të tjera pritet të zbardhen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *