• |
ide | kryesore

Video/ Meksika gati në 1/8 e finaleve, Son nuk prish festën e “sombreros”

Arkiva, Rusi 2018, Sport, Video



Meksika shkon një hap larg fazës tjetër pas dy fitoreve në ndeshjet e para, ndërsa Korea e Jugut e mbyll me një gol të Son eleminimin në fazën e grupeve. Gol ngushëllues në minutën e dytë nga 5 shtesë nga lojtari më i rrezikshëm i aziatikëve, që ka mposhtur Ochoa me një goditje të fortë nga jashtë zonës. Koreanët dalin vërtetë nga Botërori me dy humbje, por të paktën në fund arritën të shënojnë një gol.

Nuk i prish festën meksikanëve goli i vonë i aziatikëve, sepse Vela dhe Hernandez kishin siguruar tre pikët me një gol në cdo pjesë loje.
Meksika, kryesuese e Grupit F me 6 pikë, duhet të përballet në ndeshjen e fundit me Suedinë (3 pikë). Në lojë mund të futen edhe llogaritë, në rast se tre skuadrat shkojnë me 6 pikë pas ndeshjeve të treta.
Në Rostov Arena nuk lejoheshin më gabimet për Korenë, pas humbjes së pësuar me Suedinë, e kur ndeshjen e fundit duhet ta luajë kundër Gjermanisë. Por aziatikët bënë pothuaj të njëjtën lojë, e treguan të njëjtat simptoma, që skuadra e Osorios i shfrytëzoi në maksimum.
4-4-2 i koreanëve nuk e vuri në pozitë të vështirë Meksikën, që ndonjëherë vetëm iu tremb shpejtësisë së Son. Në anën tjetër kundërsulmet e meksikanëve ishin efikas dhe rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë se 2-1 final, që cdo në piedestal Meksikën dhe i kujton Koresë se 2002 ishte krejt rastësi.

https://streamable.com/dr6tz



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *