• |
ide | kryesore

VIDEO/ Polici i tregon se ka ndezur kamerën, shoferi tenton ta korruptojë gjithsesi

Lajme, Të fundit



Prej dekadash tashmë uniforma e policëve të rrugores është e njollosur nga një traditë e vjetër e praktikave korruptive. Bindja se polici i rrugores është aq e fortë, sa një 35 vjeçar në Tiranë, nuk e ka besuar se polici do t’ia refuzonte 20 mijë lekët, megjithëse ky po i thoshte se ishte duke e filmuar me kamera.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:50 në rrugën “Xhorxh W Bush”, kur policët i kanë dhënë shenjë ndalimi automjetit tip “Citroen” me targë AA 374 OZ, i cili fillmisht nuk ju bind shenjës së ndalimit duke u larguar dhe pas ndjekjes nga patrullat e Policisë Rrugore u ndalua në rrugën e “Barrikadave”.

35 vjeçari duket se ka qenë nën efektin e alkolit dhe ka menduar t’i bëjë bisht kontrollit të policisë, por për fatin e tij të keq, kamera ka qenë vërtet e ndezur. Pasi “i doli borxhit” disa herë duke e paralajmëruar, polici ka qenë i detyruar të mos e marrë për vete kartmonedhën prej 20 mijë lekësh, por të njoftojë kolegët për arrestimin e drejtuesit të mjetit. Shikoni videon, si polici paralajmëron drejtuesin e mjetit se po filmohet, kur nuhat se ky po bëhet gati t’i ofrojë para.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2189071688045857/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *