• |
ide | kryesore

Video / Kualifikohet Argjentina, Messi fluturon në 1/8 me Francën

Rusi 2018, Sport, Video



Argjentina rrezikoi shumë, por në fund arriti të kualifikohet në 1/8 e kompeticionit më madhor futbollistik në botë. Në këtë fazë Lionel Messi me shokë do të përballen me Francën e Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe. Në Saint Petersburg skuadra e Sampaolit ka mundur 2-1 Nigerinë në minutën e fundit. Messi më në fund u zhbllokua dhe realizoi golin e tij të parë në “Rusi 2018” në minutën e 14 të takimit. Por në pjesën e dytë në të 49′ Moses barazon nga pika e bardhë e 11 metërshit. Dridhen amerikanojugorët, por në fund një gol i mrekullueshëm i Rojo në të 84′ i dhuron kualifikimin Albicelestes që shpërthen në eufori

https://clips.clippit.tv/rykqkr/720.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *