• |
ide | kryesore

‘Toyota Yaris’ me 3.4 milionë euro, gruaja e shoferit nxirret nga gjyqi: Ne s’kemi bukë të hamë… (VIDEO)

Lajme, Të fundit

Gruaja e Agim Çekës, shoferit të kamionit me të cilin po transportoheshin paratë me Toyota ka shpërthyer në lot në Gjykatën e Durrësit, ndërsa ka deklaruar se burri i saj nuk ka asnjë lidhje me lekët. Gruaja që kishte ardhur në Gjykatën e Durrësit bashkë me vajzën, është lejuar të hynte në seancë por më pas sapo ka parë të shoqin 61-vjeçar pas kafazit të xhamit, ka nisur të vajtojë dhe është nxjerrë jashtë.

“Burri im ka qenë i papunë. Kishte një muaj që kishte filluar. E shkreta unë ç’më gjeti! Ku do gjej para ta nxjerr nga burgu?! Burri im nuk ka lidhje me lekët. I thotë pronari ik atje, hajde këtu atë bën. Ku do vemi ne? Hajdeni shikoni shtëpinë, ne jemi copë-copë, s’kemi ça të hamë. Le të kapin ata që e kanë bërë këtë punë. Kush do ta nxjerrë tani nga burgu burrin plak. Ne s’kemi lekë të hamë bukë jo ta nxjerrim nga burgu”, tha bashkëshortja e Agim Çekës i akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe për “pastrim parash”.


2 Comments

    1. ti ke pjerdh nga truri zotrote,,te eshte djeg kandelja fare..ndryshoje njeher modelin e komenteve..komentet lihen per debat e diskutime e opinione jo per te nxjerr zorret te cmendurit..po te punon ajo e shkrete mendje lidhi dy llafe e krijo nje fjali..se rama gjen kara si puna jote e qi nenen pupullit te tere..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu