• |
ide | kryesore

Alban Skënderaj publikon këngën e rradhës

Paparazzi, Slider
Alban-Skenderaj-dhe-Miriam-Cani-626x358.jpg



Ka vetëm pak kohë që Alban Skënderaj në bashkëpunim me Noizy-n publikuan hitin e tyre, i cili u prit shumë mirë nga publiku. Vetë Albani para pak kohësh ka lajmëruar fansat e tij se edhe një tjetër krijim, po kaq interesant sa hiti i tij i fundit, pritet të lançohej së shpejti.

   

Pas një pritje jo shumë të gjatë, ja ku erdhi edhe kënga më e re. Alban Skënderaj vjen këtë herë në bashkëpunim me Young  Zerka, në këngën me titull ‘Deja Vu’.

Ky është padyshim edhe projekti i tij i fundit, pasi familja e Albanit mezi po presin të nisin pushimet. Këtë gjë na e bëri me dije vetë Miriam, e cila në një foto të Albanit, kur ai lajmëroi për projektin që do të sillte së shpejti, ajo la komentin më epik: “Gati për këngën e re dhe pastaj më në fund pushime”. Sot në familjen e tyre po festojnë me siguri, publikimi i një projekti që do të jetë padyshim i suksesshëm dhe për nisjen e një vere të bukur dhe magjike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *