• |
ide | kryesore

Përplasja me armë në Tiranë, tre pistat ku po heton prokuroria

Lajme, Të fundit



Ende nuk janë përcaktuar qartë shkaqet e konfliktit që provokoi përplasjen me armë pranë ish Kinostudios në Tiranë, aty ku mbetën të plagosur tre persona. Në Spitalin e Traumës janë shtruar dy vëllezërit Rivelino dhe Juxhin Mumajesi dhe 28 vjeçari Ibrahim Durollari. Ky i fundit është në gjendje më të rëndë.

Tre janë pistat e hetimit për shkaqet e ngjarjes. E para ajo e një hakmarrjeje për ndonjë sherr të vjetër të të plagosurve. E dyta, një konflikt banal e nisur brenda në lokalin e basteve, ndërsa pista e tretë është ajo e një borxhi të pakthyer mes vëllezërve Mumajesi dhe atentatorëve.

Për ngjarjen, Policia e Tiranës arrestoi një person, i cili ka tentuar të fshehë filmimet e disa kamerave të sigurisë që mendohet se kanë regjistruar momentin e përplasjes me armë.

 



1 Comment

  1. Ore , po ju te Lapsit dje thate se konflikti plasi si pasoje e ‘ territoreve te shitejs se droges’.. Ne te gjitha gazetat nuk flitej fare se pserse ndodhi ngjarja. Vetem ju te Lapsit e gjetet shume shpejt arsyen ‘ndarja e territorreve te shitjes se droges’..

    Kurse sot po na shkruani dicka tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *