• |
ide | kryesore

Plumb në kokë, misteri i vdekjes së shoferit të Fatmir Xhafajt

Kryesore, Lajme



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Shkëlzen Qordja, shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme. Trupi i tij i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës së Republikës. Pak pas ngjarjes Garda shpërndau për media një informacion i shkurtër, por pa dhënë detaje se çfarë ka ndodhur konkretisht.

“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave”, thuhet në njoftimin paraprak.

Por ngjarja vishet me mister nëse mbajmë parasysh pozicionin e tij të punës si shoferi i Ministrit të Brendshëm, si dhe zhvillimet e fundit ku është përfshirë Fatmir Xhafaj. Kujtoni akuzat për vëllain e tij, ekstradimin drejt Italisë për të vuajtur dënimin pak pasi shpërtheu skandali ‘Babale’, përplasjen me Saimir Tahirin etj. Pikërisht mbi këtë linjë, ish-kryeministri Berisha ka reaguar duke thënë se kemi të bëjmë me një eleminim mafioz të shoferit të Xhafës dhe ‘qerim të hesapeve midis familjeve mafioze të pushtetit’.

Natyrisht një pyetje kërkon përgjigje, të cilën mjerisht duket se do ta marrë me vete viktima. Kush e eleminoi shoferin e familjes mafioze Xhafaj?? Habilajt, për gjëmën që u bëri Goni/Gerondi dhe vella Fatziu minister? apo kjo vrasje mafioze ka lidhje me ngarkesën e narkoeurove të Taulant Yaris/Gjura/Hoxha/Jashari??? , shkruan Berisha.

Për rrethanat e ngjarjes ka ende shumë paqartësi. Por kush është Shkëlzen Qordja, viktima për të cilin nuk dihet ende nëse është vrarë, apo ka bërë vetëvrasje. Ndonëse miqtë e tij thonë në kushte anonimati, se duke njohur karakterin e Shkëlzenit, ishte e pamundur që ai të vetëvritej.

Shkëlzen Qordja dhe vëllai i tij Ermali, banojnë në zonën e ‘Qytetit Studenti’ në Tiranë. Prej kohësh ata punonin si shoferë dhe shoqërues të Fatmir Xhafajt, përpara se ky i fundit të bëhej Ministër i Brendshëm. Flitet për një lidhje të afërt familjare mes tyre dhe Fatmir Xhafajt, si dhe PS-së, shumë kohë më parë. Mësohet se Ermali, vëllai i tij, pak kohë më parë kishte ndërruar vendin e punës si shoqërues i Xhafës, ndërsa Shkëlzeni vijonte akoma. Burime të Lapsi.al thonë që përpara se Shkëlzen Qordja të bëhej shoferi i Fatmir Xhafës, ai ka qenë shofer i Ëngjëll Agaçit, sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë. Ndërkohë që ai iku nga Ëngjëll Agaçi për te Xhafa, në vend të tij shkoi vëllai, Ermal Qordja.

Nëse kemi të bëjmë me ekzekutim të Shkëlzen Qordjes, siç në fakt janë të gjitha dyshimet e para, kjo ngjarje e rëndë vë në dukje luftën mes klaneve mafioze në vend dhe lidhjet e tyre okulte me politikën. Sidoqoftë hetimet pritet të zbardhin më shumë, ndonëse ka një paragjykim të natyrshëm për punën e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, për të cilën opozita thotë se ajo i merr urdhrat nga zyra e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës. A do të jetë në gjendje Arta Marku t’i shkojë në fund këtij hetimi dhe të zbardhë vdekjen e mistershme të shoferit të Ministrit të Brendshëm? Disa orë pas ngjarjes përmes një njoftimi të përbashkët kanë reaguar edhe Prokuroria e Përgjithshme, Policia e Shtetit dhe SHÇBA, institucione këto që paraprakisht flet për vetëvrasje të Shkëlzen Qordjes. Më poshtë njoftimi.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se në mjetin e Gardës u gjet i pajetë, i ulur në sediljen e shoferit, punonjësi SH.Q. Makina ishte e parkuar në garazhin e caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, i cili u gjet i mbyllur nga brenda. Nga kqyrja rezultoi se në kokën e viktimës ka plagë tejshpuese të shkaktuar nga armë zjarri, me qitje me drejtim nga e djathta në të majtë. Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip “MP5”, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin “qitje breshëri”. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë, me armën e shërbimit. I ndjeri, ka nisur punë në Gardës e Republikës në datën 29.03.2017 dhe nuk ka qenë asnjëherë subjekt procedimi, pezullimi apo mase tjetër disiplinore.

Pas ngjarjes së rëndë ka ardhur reagimi edhe nga ministri Fatmir Xhafaj. Zyra e tij e shtypi shpërndau këtë njoftim për mediat.

Jam i shokuar dhe nuk gjej fjalë të ngushëlloj prindërit dhe gjithë familjen e Shkëlzenit për humbjen tragjike të jetës së tij. Kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar një dhimbje të fortë njerëzore për mua dhe për të gjithë ata që punuan dhe e njohën nga afër atë.

U prehsh në paqe, i dashur Shkëlzen!

Nuk është dita sot për mua që të bëj politikë dhe as e ndaloj dot që politika të vazhdojë të merret me mua sot.

Kam humbur krejt papritur një njeri të afërt, i cili si dhe gjithë familja e tij, ishte bërë si pjesë e familjes sime.

Nuk kam asnjë koment për rrethanat e ndarjes së tij nga jeta, sepse prokurorët dhe ekspertët përkatës po punojnë ndërkohë për sqarimin e tyre.

Nëse nuk kam se si u kërkoj hienave politike të mos sulen mbi të vdekurin, u lutem mediave që kanë sadopak ndjenjë njerëzore të respektojnë dhimbjen e prindërve, vëllezërve, të afërmve e miqve të tij.

Ai ishte një djalë i shkëlqyer, një punonjës i papërtuar e fjalëpak, që la një boshllëk të madh pas vetes dhe nuk e meriton në asnjë mënyrë përbaltjen.

Faleminderit paraprakisht, kujtdo që do ta konsiderojë këtë apel njerëzor!

© LAPSI.al 



10 Comments

  1. @MINISTER I BRENDSHEM,
    p.sh. presupozojme vetvrasje:
    – Çne qe shoferi yt u vetvra ???
    – Çne qe 1 djale i shkelqyer u vetvra ???

  2. Edhe shoku Mefmet, rrahmet paste, pasi vrau veten, u mbulua mire me batanije, shkroi nje leter autokritike, na la amanet Partine dhe pastaj mbylli syte per here te fundit…..
    Natyrisht qe Partia per momentin mbeti shume e shokuar nga ky shok armesh

  3. Ne ate moshe, te vrase veten, duhet te kete pasur nje hall te madh ai djale. Cfare do te thone, personalisht nuk besoj tek keto “vetevrasjet”, duke qene mire e bukur! Per me teper me bresheri plumbash. Gjithsesi, ky popull genjehet kollaj, i ka dhene provat historikisht.

    Ngushellime familjes dhe te afermve te tij. 🙁

  4. Ore monster “gezhoja e vjeter” dhe njerez te poshter te lapsi.al! Pasi e shani te vdekurin jepni ngushellimet tuaja per familjen! Keta jane njerez te saliut kriminele dhe jo shqiptare! Duket dora e sali kriminelit qe e ka vrare kete djale! Familjes ngushellime dhe te mos lexoje keto portale te llymit shqiptar! Njerez te peshtire sic eshte saliu vete dhe familja e tij! Do te vije dita sali do te dalesh para drejtesise se re! Shume shpejt!

  5. PS famkeqe,specialistet e krimit te organizuar.
    se pari ne shume media thuhet se shuferit i jane shkrepur 3 plumba,dhe falcifikimi i rrehadha e provave nga ps se kinse ka ber vetvrasje,perjashtohet kategorik,se nje presone si ta shkrep nje plumb ne koke,kurr nuk mundet e ka shance te shkrep te dytin,se vdes,se 2 sekonda pas plumbit te par ai eshte ppdhuajse i vdekur,dhe i vdekur nuk mund te shkrep plumba.
    kete e kane tene ejspertat policior e ushtarak francez ne nje emision tv per zbulime krimi.
    pra flas vetem per plumb ne koke,kursesi nuk mund ta shkrep te 2 tin plumb ne suicide,por veten 1nje plumb dhe vdes.
    2.ket krim e kame ber vet ps ,se shoferi ka dite e njofte shume trafike e afera te ps me international trafik drogen.
    Vllau i xhafajt ne trafik droge.
    nuk perjashtohen 3.5 milion te kapura te javeve te fundit.
    X trejara afera danegeteus te ps,dhe per ti fsheher te gjitha keto,kane vrar e eliminuar shoferin.koto vrasjw jane te modelit maksikan.
    rdhe ish kolonelin e kosoves Ahmet Krasniqi e vrane PS me UDB serbe ne me ket forme.
    PS specialiste te krimite te organizuar.

  6. ky krime i mire paramenduar pista duhet ndjek,te xhafaj,balla rama,dhe nuk perjashtohet afera e 3.5 mil te fundit ne toyota,as ish 613kg produkte kolumbie dhe vllau i xhafajt i akuzuar nga italia,por dhe afera tjeta te 20 bandave te ps qe komandoj shqiperin.
    deshmia,se ish polici i strehuar ne azil ne zvicer thote,se u deshte ti iku nga shqiperia,se kame par x afera trafik droge e krimi te ps,dhe pa guzuar ti deklaroj,dhe jeta e tij rrezikohej seriozisht.

  7. Nje i pa emer bie nje ngrihet! Njeri perdorgjuhen e saliut dhe tjetri te analfabetizmit! Leren familjen te varrose njeriun dhe te vdekurin ne vendin qe i takon nderit shqiptar! Por saliu eshte krimi vete dhe keta idiote komentues nuk e kane per gje te tregojne sa idiote jane! Cfare llymi!

  8. Larje hesapi, dmth kercenim ndaj familjes qe i behet Fatmir Xhafajt pasi sekuestroi parate e droges. Shume shpejt ose do kunderpergjigjet ndaj monstrave qe kane pushtuar shtetin ose do jape doreheqjen. Me gjithe ata specialiste qe ka MB ben mire qe ta krehe mire banden e Suel Celes ne Elbasan, mos te trembet se prandaj ka nevoje populli per burra shteti kur nje vend rrezikohet nga krimi. Forca Zoti Fatmir, mos u shoko por mbahu si burrat e vepro shpejt! Ngushellime familjes, te kerkojne drejtesi ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *