• |
ide | kryesore

Sinoptikanët zbulojnë çfarë ndodh me motin 2 javët e para të korrikut

Lajme, Të fundit



Me korrikun duket se ka ardhur realisht vera. Sipas Meteoalb vera e këtij viti do të jetë ndryshe nga ajo e të paktën dy viteve të shkuara me temperatura që kalonin mbi 40 gradë, pasi temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 35 gradë.

“Deri në fundjavë, moti vijon kryesisht me kthjellime dhe temperatura të larta deri mbi 35°C ndërsa vranësirat dhe shirat do të jenë të lokalizuara kryesisht në ekstremet malore Veri- Verilindje.

Java e dytë sjell një rënie të lehtë të vlerave termike po ashtu, rrit frekuencën e vranësirave në territor ndërsa shirat shfaqen në pjesën më të madhe të zonave malore, por pjesërisht në zonat e ulëta. Bregdeti, kryesisht brigjet e Adriatikut mbeten më të favorizuara nga kushtet e motit gjatë 15-ditëshit të parë të korrikut 2018”, – njofton Meteoalb.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *