• |
ide | kryesore

Arben Ahmetaj: Nuk do të shkatërrohet asgjë, por do të ndërtohet teatri kombëtar

Lajme, Të fundit



Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj iu përgjigj pyetjeve të deputetit të LSI-së, Nasip Naço për projektligjin e teatrit. Ahmetaj ka deklaruar se asnjë centimetër tokë nuk nuk do preket në sipërfaqen e Teatrik Kombëtar. Duke folur nga foltorja e Kuvendit Ahmetaj tha se sipërfaqja e Teatrit Kombëtar e ndërtuar do të rritet nga 1126 në 9 mijë metra katrorë.

Më tej ministri tha se artistët përfitojnë 4 salla, një sallë është më 600 vende, 2 salla të tjera me nga 100 vende dhe ka dhe një sallë tjetër, amfiteatër jashtë në katin e tretë dhe nuk ka më asnjë vend privati.

“Është histori tjetër besoj nuk është vendi për të shkëmbyer sharje e fyerje por domosdoshmëri për të sqaruar. Do marr parimin e draftligjit dhe pastaj do kaloj tek pyetjet duke u munduar të sqaroj publiku, artistët në pension apo aktivë për çfarë është duke përfituar bota e artit dhe qytetarët.

Pyetja e parë: Në thelb çfarë është duke ndodhur. Nuk është duke u shkatërruar asgjë. Në thelb është duke u ndërtuar Teatër Kombëtar në favor të qytetarëve dhe aktorëve. Se di kur ka qenë hera e fundit që keni qenë në teatër por ajo godinë në aspektin fizik është ezauruar dhe në aspektin funksional nuk i përmbush kushtet për t’u ushtruar art.

Po kaloj në terma shifrash. Prona e teatrit është 5522 metra katrorë. Brenda kësaj prone ka ndërtesën e teatrit që është 1126 metra ndërtim. Çfarë po ndodh me këtë pronë?

Kjo pronë i ngelet sërish shtetit edhe si metra katrorë tokë dhe nëse i referohemi draft ligjit, neni 4 thotë paragrafi i dytë: Sipërfaqja që përbën pronën e teatrit do të jetë po ajo dhe pas përfundimit të Teatrit Kombëtar. Ky diskutimi që u mor teatri u shkatërrua teatri jo.

Po vij tek faza e dytë e diskutimit. Çfarë propozohet? Ka qenë kusht i artistëve dhe aktorëve. Kjo pjesë e shkruar si vijë e kuqe ku interesi publik mbrohet në rritje. Nëse ndërtesa sot ka brenda 1126 metra katrorë kanë rënë dakord që nuk është funksionale. Çfarë merr në këmbim shteti, teatri, qytetarët? Në këmbim merr 9 mijë metra katrorë ndërtim me zero lekë. Buxheti i shtetit harxhon zero lekë. Në të njëjtën pronë. Seancën e sharjeve t’ia lëmë momentin të fundit”, deklaroi Ahmetaj.



1 Comment

  1. Dhe do vidhen ca(mbi 100) miliona euro nga ju ne kurriz te teatrit . Po ti me inceneratoret si je ? jo per gje por na duhen plehra . Ju duheni var ne çengel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *