• |
ide | kryesore

Del VIDEO e sherrit mes Pandeli Majkos dhe Edi Ramës në parlament

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri për Disaporën, Pandeli Majko nuk ka marrë pjesë në votimin e parlamentit për Teatrin Kombëtar. Ai njihet si një nga zërat kundër prishjes së godinës ekzistuese, megjithëse nuk ka folur publikisht.

Përpara se të niste votimi, Majko është larguar nga parlamenti pasi ka pasur një debat me kryeministrin Rama. Ata janë parë teksa debatojnë me tone nervoze me njëri – tjetrin në vendet e tyre të qeverisë.

Deputetë që ishin në sallë thanë se Rama i bëri presion Majkos. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka tentuar të bëjë ndërmjetësin për të ulur tonet mes Ramës dhe Majkos, por nuk ia ka dalë. Siç shihet edhe nga pamjet Rama duket qartë që i thotë: “Nëse nuk do të votosh, ik ne shtëpi. Ik në shtëpi! Mua mos me bej numra”. Pas këtyre fjalëve Majko vuri telefonin në vesh dhe doli i nervozuar nga salla. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Ketij i ka dhene voten sovrani dhe i ka hyre biznesit te shitblerjes.
    Referendumi mbetet ca copa shkronjash ne Kushtetute me keta maskarenj.si majtas edhe djathtas.
    PPP model i ri biznesi/vjedhje per politiken.

  2. Njeri psikopat total ne krye te qeverise. Duket qarte qe kercenon e dridhet plot nervozizem e komplekse vetem pse i del dikush kundra brenda vathes se tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *