• |
ide | kryesore

Sarandë, kapet 86 kg peshk kontrabandë nga Greqia. Pronari ‘shpëton’ vetëm me një gjobë

Lajme



AKU Sarandë bllokoi mbrëmjen e shkuar një sasi peshku kontrabandë në rrugën nacionale Sarandë -Ksamil, vendi i quajtur Manastir. Ishte 86 kg peshk, i pashoqëruar nga dokumentacioni përkatës. Nga kontrolli rezultoi që si fatura dhe kuponi tatimor i paraqitur trupës së inspektorëve të AKU-së ishin fiktive. Sasia e konfiskuar ndodhej në automjetin me targë AA 231 EJ dhe dyshohej se vinte kontrabandë nga Greqia. Subjekti u gjobit me 100000 lekë. Menjëherë u krye bllokimi dhe asgjesimi i sasisë së konfiskuar. Ky akt u krye në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mjedisit. Ministria e Bujqësisë ndërkaq, garanton të gjithë pushuesit se do të vazhdojë t’i forcojë dhe thellojë masat dhe aksionet, për t’u siguruar atyre një sezon sa më të sigurtë veror.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *