• |
ide | kryesore

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit letër Metës: Mos e dekretoni ligjin!

Lajme, Të fundit



Disa organizata të Shoqërisë Civile i kanë kërkuar presidentit të Republikës, Ilir Meta që mos e dekretojë ligjin për teatrin, duke i kërkuar takim kreut të shtetit. Në një letër drejtuar Metës, ata janë përpjekur të argumentojnë arsyet pse ata mendojnë se ky ligj nuk duhet të marrë firmën e presidentit.

Përfaqësues nga shoqëria civile evidentojnë se ligji i miratuar me votat e mazhorancës shkon kundër parimeve kushtetuese dhe morale. Ata argumentojnë se godina e teatrit kombëtar si një objekt gati 1 shekullor i ka mijetuar luftrave botërore, çka e bën atë një përfaqësues të drejtpërdrejtë të trashëgimisë kulturore dhe kombëtare.

Sipas tyre ligji shkel parimin kushtetues të barazisë para ligjit si dhe me këtë ligj shkelet parimi i sanksionuar në nenin 4 pika 1 e Kushtetutës.



1 Comment

  1. Edhe këta të PD janë të gjithë në lojë, këtu teatri na e ka marrë të keqen fatkeqësisht .Tani po luhet për me shtetezuar pronat e pronarëve që nuk pranojnë MAFIAN e ndërtimit. Pra janë të gjithë dakord….FELLIQESIRA edhe Basha me kompani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *