• |
ide | kryesore

Ministri gjerman: Do ta ndihmojmë Ballkanin për të përballuar refugjatët

Lajme, Të fundit



“Ballkani Perëndimor ka rëndësi të veçantë për Bashkimin Europian”, – thotë ministri i shtetit Michael Roth, në intervistë për DË, në kuadër të samitit për Ballkanin Perëndimor në Londër.

“Ne nuk duhet t’i lëmë vetëm shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në vitet e shkuara disa shtete kanë arritur suksese të konsiderueshme si shtete tranzit, atje janë pranuar shumë refugjatë dhe këtë ne duhet ta vlerësojmë lart dhe çmojmë. Kemi nevojë për një strategji gjithëevropiane dhe prandaj një politikë migratore, e cila konceptohet pa Ballkanin Perëndimor, nuk mund të jetë një politikë e suksesshme dhe e qendrueshme” – thotë Roth.

Por Europa po i mbyll kufijtë e saj duke ia lënë këtë përgjegjësi Ballkanit perëndimor.

“Natyrisht që ne kemi një kufi të jashtëm të BE me shtetet e Ballkanit Perëndimor, por ne nuk duam të ndërtojmë një “kështjellë Evropë”. Prandaj është shumë, shumë e rëndësishme që të bashkëpunojmë me shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilat edhe mbajnë një përgjegjësi, dhe që t’i ndihmojmë ato që të jenë në gjendje t’i përgjigjen si duhet kësaj përgjegjësie. Pra këtu bëhet edhe fjalë edhe për solidaritet” – thotë Roth. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Po cthua o mjeshter se keni bere teater fare bashke me ramen. Bini ne undi me njeri tjetrit ti thuaj nuk dua un po dal e po flas me solidaritet mbasi i ke i thene popullit qe ado kete refugjat. Ju num zgjidhet problemet tuaja o legena. Eahte ky ropqiri rama qe i bene te gjitha. Thote he ska gje shqiptaret gjothe kohes ne kafe i ke edhe pse vet ja ka mbyll dyert te gjitheve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *