• |
ide | kryesore

Femrat që guxuan të veshin veshje transparente, ndër to dhe shqiptare

F1, Paparazzi



Ndoshta shumë mund të mendojnë se trendi i fustanit apo veshjeve të tejdukshme bënë një rikthim në 2014-n, kur Rihanna u shfaq në eventin e “CFDA Awards” me fustanin e mbuluar me kristale “Swarovski”.

 

Dhe më tej në 2016-n Beyonce gjithashtu mahniti, por edhe shokoi, kur u shfaq në “Met Gala” me fustanin Givenchy nga Riccardo Tisci.

 

Por asnjëra prej tyre nuk e ka shpikur këtë trend. Fustani i tejdukshëm daton që në vitet 1900, kur Theda Bara pozoi si Kleopatra në vitin 1917.

 

Për të vazhduar deri në ditët e sotme në veshje të ndryshme, si fustane, bluza apo reçipeta.

Gjithsesi një gjë është e sigurt për të përqafuar këtë trend na duhet guxim. Disa nga të famshmet shqiptare e kanë zgjedhur veshjen transparente në jetën e përditshme apo për t’u shfaqur në evente të ndryshme.

Ledina Çelo

Veshja e këngëtares shqiptare në Festivalin e RTSH-së në 2016-n ishte një nga temat që bëri më shumë bujë. Ledina Çelo kishte zgjedhur një fustan transparent me detajet e gurëve dhe puplave, për të prezantuar spektaklin. Të vetmit që i dolën në krah ishin stilistët, të cilët u shprehën se Ledina ka trupin e duhur për të veshur atë që dëshiron, pavarësisht se tregon më shumë sesa duhej.

Dua Lipa

Diku e keni parë fustanin me të cilën Dua Lipa performoi pak kohë më parë në Paris. Fustani ikonë u vesh nga mbretëresha e muzikës Cher në 1974-n, në “Met Gala”.

Ndryshe nga Cher, Dua nuk kishte aq guxim sa të shfaqej pa një trupore “nude” poshtë saj.

 

Bleona Qerreti

Nuk është asgjë e rrallë të shkruajmë për stilin provokues të Bleona Qerretit, që nisi nga fillimi i viteve 2000. Por veshja e saj në klipin e këngës së fundit “I don’t need your love” tërhoqi vëmendjen, sepse ishte mes zhveshjes dhe veshjes. Një trupore e mbuluar e gjitha me kristale tregonte çdo gjë nga trupi i këngëtares.

Nora Istrefi

Këngëtarja me origjinë nga Kosova është e angazhuar gjithë kohës nëpër koncerte dhe i përkushtohet shumë paraqitjes së jashtme. Veshjet transparente janë shpesh një nga zgjedhjet e saj. Së fundmi Nora u shfaq me një jumpsuit në ngjyrë të zezë, me prerje transparente përgjatë trupit.

Mirëpo, fansat e këngëtares nuk e mirëpritën edhe aq mirë ekstravagancën e saj. Sipas tyre, Nora ngjan më bukur kur shfaqet natyrale dhe jo e ekzagjeruar.

Rita Ora

Nuk është aspak për t’u habitur nëse Rita Ora tregon asetet apo provokon me veshjen. Veç truporeve që e shoqërojnë kudo nëpër koncerte, një nga stilet e veshjeve që i dëshiron janë ato transparente, të cilat i tregojnë gjoksin. Si rasti i kësaj bluzeje, e cila nuk është e vetmja.

 

Klea Huta

Veshja e saj është përgjithësisht “casual”, por kjo bluzë që tregon reçipetat e këngëtares dhe moderatores shqiptare e bëri atë që të hynte në këtë listë. Bluzën ciklamine transparente me detajet e qëndisjeve Klea e ka kombinuar me një palë pantallona xhinse të shkurtra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *