• |
ide | kryesore

Lubonja bën krahasimin e frikshëm: Rama në rrugën e Gruevskit

Arkiva, Kryesore



Zor se dikujt mund t’i shkonte mendja të krahasonte qëndrën e Tiranës me grataçiela që po projekton Edi Rama, më atë që ish kryeministri maqedonas Gruevski, tashmë me zgjedhje të humbura i shkarkuar nga kryetar dhe me një barrë procesesh gjyqësore mbi shpinë, bëri me qytetin e Shkupit (lexo shkrimin ne linkun poshte). Në pamje të parë duket sikur krahasimi nuk qëndron sepse kryeqyteti ynë ku po vënë dorën disa nga arkitektët më të mirë të erës së globalizmit nuk ka asgjë të përbashkët me kthimin pas në kohë dhe ringjalljen e lavdisë të dikurshme që ka dashur të përçojë projekti me stil neoklasik, neobarok, neoromantik i emëruar “Shkup 20014”.

Marrëzia e historisë dhe Shkupi kitch i Gruevskit (foto)

Por për Fatos Lubonjën i cilia ka shkruar sot në gazetën Panorama shkrimin me titull “Kitschi i Ramës si variant i kitschit të Gruevskit” të dy projektet mëtojnë të njëjtën gjë. edhe pse kaq larg nga pamja të dy projektet kanë disa të përbashkëta thelbësore që i bën të dy variante të kitschit. Te të dy projektet gjejmë fenomenin e imitimit banal të asaj që është prodhuar në vendet perëndimore. Nëse Gruevski kërkon të imitojë qendrat e kryeqyteteve evropiane të ndërtuara në shekullin XIX, Rama kërkon ta shndërrojnë qendrën e Tiranë në një grumbull grataçielash sipas modeleve “downtown” që e kanë origjinën në SHBA. Po ashtu, në të dy projektet luhet me imazhet kartolinë të stereotipuara në mendjet e njerëzve të rëndomtë: Gruevski luan me kartolinat e qendrave historike të qyteteve evropiane, Rama me kartolinat me grataçiela të ngulitura në imagjinatën e njerëzve nga pamja e Manhatanit” shkruan sot Lubonja.

Më tej autori duke iu referuar një interviste të hollandezit Ëiny Maas, që tregon se Rama i ka kërkuar të ngrejë një kullë me formën e kokës së Skënderbeut dhe një tjetër me hartën e Shqipërisë, thotë: “…nëse kitschi i Gruevskit është quajtur “antikuizim” nacionalist i qytetit sepse i jep Shkupit një pamje sikur të ketë ekzistuar aty një histori e vjetër evropiane e qytetit; kitschi i Ramës mund të quhet “lasvegazizim”, “winimaasizim” apo “globalizim” nacionalist i qytetit. Nëse “kitschi” i Gruevskit kërkon t’u ofrojë njerëzve një imazh skenik me një histori të rreme, pa lidhje me historinë dhe jetën e tyre të vërtetë dhe kontekstin e atij territori, “kitschi” i Ramës me të njëjtën frymë kërkon t’u ofrojë një tjetër imazh skenik, po pa lidhje me historinë, kontekstin e territorit dhe jetën e vërtetë të njerëzve”.
Dhe e gjitha kjo sipas Lubonjës bëhet sepse ”nëpërmjet këtij kitschi “njerëzit harrojnë kontekstin e vërtetë të ekzistencës së tyre dhe jetojnë në mes të një imazhi skenik, që është prodhuar enkas për ta”.



10 Comments

  1. Ka rreth 20vjet qe cirret ky gjitholog qe nuk ka mare ne jet nje pergjegjesi per te treguar se cfare di te beje por vetem llomotit sa andej kendej neper germa te alfabetit,si ne gjithe keto vite nuk beri nje perqindje bindese te opinionit publik por vetem zhurme per gjithecka.ben libra nuk i blen njeri,flet ne tv nuk e degjon njeri por vetem zihet me te ftuarit.ka saktesi te cuditeshme kur flet vetem.

  2. Askush te mos guxoje te hedhe dyshime rreth modelit te zhvillimit ideuar nga lideri maksimal: cdo afere behet vetem per te miren e popullit dhe aspak per pasurim personal apo te entourage te tij. Ne rast se perseri ju lindin dyshime, kujdeset shoku Endri dhe shoku Merdo qe te denigrojne cdo figure qe guxon te mendoje me trute e tij dhe jo ato te partise.

  3. Mire Rama ka zgjedhur rrugen e Gruevskit por ti mor Toc s’ke asnje rruge! Edhe ne se do t’i vinim emer rruges tende ai do te ishte rruga e llaxores.

  4. Krejt dhe totali çka ka thene ljuboviçi,eshte e barabaret me zero.grujvski se pari nuk eshte trafikant internavional droge si rama me ps-n.
    askund ne evrope nuk thuhet se ne maqedonj ka qindra hektar kanabis si ne albanie e marokun n
    Musluman afrikan.
    pra dallimi.grujevski eshte nje nacionalist i madhe.edi rama me ps shesin deti shqiptar.nuk marrin pjes me 100 vjetorin e Pavarsis se shaiperis.
    te gjjtha takimet e tyre diolomatike,rama bushati.apo llalla ruçi e xhafaj,qe jesin sekrete,dhe kush nga populli e opozita nuk jane ne njoftin,se çka eshte fole e marre vendim.
    Tani ti kthehem pakez biografis dhe portretit te zi te fstos lubonjes.
    dijne dikush te me tregoj se kure dhe cilen tv,gazet e agjensi te huaj,ka fole positiv e pro shqiptarve,shqiperis e kosoves,fatos lubonja.
    a une kame x prova,se vetem ne tv klan opinion,ka fole anti gjergj kastriotit,fames internationale te tije,qe metropolet e botes e nderojn me shtatore buste e shkrime,dhe bulevarde si ne paris,avenue skandebeg.gjeneve
    .new york,bruxel,rome,londer,vjen ruhet perkrenarja.tiran.prishtine.shkup,dhe eshte inciativa edhe ne mes katalunia-espagña,se madridin e ka ne dore mbretresh sofia me origjine greke e martes te aranzhuar,me juan carlos.
    pastaj,ljuboviçi fatos ka kritikuar edhe uçk-n,dhe bere terroriste,e madje nje agjensie gjermane i ka dhane deklarata falco,se uçk ka ber krime ne civile serbe.
    edhe nane teresa i pengon.
    edhe shpalllja e pavarsis se shiperis,ne debat tv klan opinion,madje eshte nervozuar dhe ngrit tonin e fjalimin.me çka qeka kjo pavaria e 1912.per lubonjen.asgje.
    une dyshoj,se fatos eshte emer i rrejshum i dyte vetem ne dokumentacione,a eshte nje serbe i maskuar.

  5. “gjeo-analisti-zvicer.ff”! Prape ti o gjysem analfabet?! Nuk ka si te jete nje nivel mediokri si ty, te komentoje! Por mos u merzit ke shoke shume qe nga ari dhe te paemra injorante qe komentojne! Vazhdoni na ndriconi mendjen se bashku me Tosin dhe Andin! Njohja e vetes paska qene problemi me i madh i kombit shqiptar! Komb shqiptar popull kosovar apo maqedonas apo Malazez! T’i rroni saliut njerez injorante!

  6. Përse është i pasaktë krahasimi i Lubonjës midis Gruevskit e Ramës.
    Nëse i përmbahemi publicistikës së Lubonjës, që i vë përparësi ruajtjes së vlerave të objekteve kulturole me rëndësi historike e restaurimit të tyre, Gruevski këtë ka bërë. Është përpjekur që të riktheje në ndërtime modelin historik të qytetit të Shkupit. Kjo bëhet në shumicën e shteteve europiane. Ruhen e mirmbahen lagje e rrugë të vjetra, e Down Town ndërtohen vetëm në një pjesë të qytetit e jo grataçiela të shpërndara në mënyrë kaotike në gjithë sipërfaqen e qytetit, pa asnjë plan të përgjithshëm urbanistik, siçët ka bërë Edi Ramaë
    Ku e ka të keqen Gruevski ?
    Si një nacionalist i thekur sllav , në mungesë të një identiteti të Maqedonisë së sotme të banuar kryesisht nga bullgarë e shqiptare, ka tentuar të krijojë një identitet inekzistent të Maqedonisë së herëshme të kohës së mbretit ilir Filipit e birit të tij Aleksandrit të Madh. duke i paraqitur edhe bullgaro-maqedonasit, si pasardhës të ilirit Aleksandër.
    Janë “përleshur” dy qeveritë, ajo bullgare e Maqedonisë me qeverinë greke që pretendon se ka edhe ajo një Maqedoni tjetër, vetëm për “mustaqet e Çelos” siç i themi ne shqiptarët, për emrin “Maqedoni”
    Asnjera e as tjetra nuk e ka të drejtën historike që ate teritor që në kohë të Aleksandrit të Madh quhej Maqedoni, që ta pretendojnë si etnitet historik të tyre. Maqedonasit sipas të dhënave edhe të historianëve të hershëm grekë, ishin një nga fiset ilire që popullonin Gadishullini Ilirik, si çnjihej Ballkani nga historianët europianë deri para 150 vitesh. Po qe për të vërteta historike, duhet të ishin shqiptarët si pasardhës së ilirëve që duhet të shqetësoheshin për abuzimet me emrin Maqedoni.
    Por Lubonjës as që i bie mendja për këtë fakt.
    Ku e ka të keqen Rama ?
    E para , atij i është mbushur mëndja njëlloj si Enverit,se historia e Shqipërisë ka filluar me ditën kur ai bë kryeministër. Gjithshka ishte bërë më parë ai e demostron me zë e figurë si një ZERO. Besoj se nuk harojnë shqiptarët që e kanë parë Ramën që këtë marëzinë e tij të zeros, ta demostrojë edhe me rumbullakimin e gishtave.
    Kurse sa i takon abuzimeve me përfitime personale nga ndërtimet e paligjëshme, ai ngjet plotësisht me Gruevskin.

  7. Bravo GOMAR , Tani o burra zgjedhje te parakoheshme te vi Sali_Sytopja per her te 3-te ta djegi fare deri ne rrenje dhe te rrime rehat nga ju ROBQIRAT E SE SHKUARES

  8. Shikoj komentues me nr, sigurimi si ky1234, apo bashkepunetori i tije, Une Lubonja,Me nyra, dhe forma qe keta te du komentues shprehin ne permbajtje ka vetem urrejtje qen bire qenesh, politike e personale me politikanet, e analistet, qe duam s;dum shume probleme i trajtojne ne frymen e kohes, reale, e pa mbeshtetje politike, Keta komentues qe i pelqen, si pelqen Z SALI BERISHA, ne morine e poshtersive qe ka bere e po ben psikopati RAMA, themi qe me mire ishte z SALI.Keta komentues me shifra sigurimi jane zuzare, servila, qe keto komente i postojne nga zyrat e KM< ose te lali pleht, jane keta paastruesit e haleve te rilindjes qe erdhen ne pushtet me ndihmen e qelbesirave. Nuk kemi si ti themi ndryshe ketyre kelysheve bastardee kriminele te kohes. Kjo koha juaj eshte ne mbarim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *