• |
ide | kryesore

Vrasja në Shkodër/ Gjendet automatiku në makinën e djegur

Lajme, Të fundit



Pas vrasjes së ish policit Borhan Bërçama dhe bashkëjetueses së tij, Silva Ndoci në Shkodër u gjet një makinë e djegur. Mjeti në flakë u gjet në dalje të Shkodrës dhe disa orë më pas mësohet se brenda në makinën e shkrumbuar është gjetur një armë automatik.

Policia dyshon se mjeti u përdor nga vrasësit për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është djegur. Nëse arma që u gjet është ajo që u përdor për të vrarë çiftin, atëherë mbetet për të pritur ekspertiza që do të përcaktojë nëse kjo ishte arma me të cilën u vra çifti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *