• |
ide | kryesore

Kapet gomonia me 3 milion euro drogë shqiptare në Bari (FOTO)

Lajme, Të fundit



Policia italiane ka sekuestruar një gomone me rreth 300 kilogram kanabis në brigjet e Barit. Në pranga ka përfunduar trafikanti, një italian rreth 26 vjeç nga Brindisi.

Media italiane ‘Ansa’ raporton se gomonia me drogë ka ardhur nga Shqipëria dhe nëse do hidhej në treg do kapte vlerën e 3 milionë eurove.

Pas kapjes dhe kontrollit të detajuar të gomones, policia italiane ka gjetur të fshehura në disa tuba rreth 262 kilogram kanabis.

Policia italiane vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve të tjerë të përfshirë si dhe saktësimin e origjinës së lëndës narkotike.



2 Comments

  1. Si ka mundesi? Ministri i brendshem me luften e policise se rilindur e hoqi Shqiperine nga harta e vendeve prodhuese te droges.Me siguri jane shpifje dhe mashtrime sic eshte mashtrimi i pergjimit te Geron Xhafajt.Hetimin e ketij audiopergjimi KM jone e beri ne disa ore kurse Italia(qe u tha se kishte te njejtin laborator si FBI-ja ) nuk e beri dot ,po ashtu dhe Anglia s’po e ben dot per disa jave dhe s’besoj se do vije ndonjehere ndonje pergjigje.Gjejeni tani kush punon dhe kush mashtron,Qeveria apo Opozita dhe bashkepunetoret e saj nderkombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *