• |
ide | kryesore

Një grua e vdekur dhe dy të plagosur në Shkodër, shihni ku goditi rrufeja (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Rrufeja e rënë sot në fshatin Sukaj të Shkodrës i ka marrë jetën një gruaje. Viktima është Leonika Luka. Ndërkohë që janë plagosur edhe dy persona të tjerë. Mësohet se tre personat ishin duke punuar tokën në momentin kur u goditën nga rrufeja. Janë transportuar menjëherë në spitalin e Shkodrës, ndërsa gruaja humbi jetën rrugës për në spital. Dy të tjerët po marrin ndihmën e parë në spital. Një nga personat e plagosur është Ndoc Vija.

© LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *